Alibeaj Opozita perpjekje per te shkaterruar procesin per Presidentin
Kushtëzimi i presidentit konsensual me katër kushte që nuk kanë lidhje me këtë proces, është një përpjekje për ta shkatërruar atë, dhe këtë kreu i opozitës e bën sepse e sheh veten të pazotë për të ndikuar në këtë proces. Ky qëndrim i demokratëve u shpreh në studion e abc news nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Sipas Alibeajt, dështimi i negociatave me opozitën për shkak të ultimatumeve të socialistëve është humbje e garës morale nga ana e tyre në prag të humbjes edhe të saj presidenciale me logjikën politikë destruktive që ndjek. Mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Alibeaj e cilëson si një ëndërr në diell të Ramës.
Oferta e demokratëve ka qenë transparente dhe e bazuar në një mekanizëmtë drejtë të përzgjedhjes së presidentit, duke legjitimuar dhe garën kushtetuese mes kandidatëve të mazhorancës dhe opozitës. Demokratët do të hyjnë në garë me një kandidat politik, është në dorën e socialsitëv të gjejnë një më cilësor edhe jashte politikës në këtë sfidë.
Socialistët u ulën në bisedime me PD-në duke kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore, parlamentare dhe kufizimin e imunitetit para votimit për presdidentin. Demokratët thanë se janë për president konsensual pa ultimatume.