E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Rama i mbyllur në kutinë e leprit, me betonizimin e kryeqytetit po u shkurton jetën qytetarëve

Raporti alarmues i OBSH: Betonizimi i Tiranës shkurton me 2 vjet jetën


“Ka tre javë që çdo shqiptar ka mësuar, se nëpërmjet sekserit të tij Dritan Avllaj ose Tan Lepri, Edvin Rama, vetëm njërit prej zhvilluesve të qytezës Rama-Lepuri i ka prerë gjobën 100 milon euro në 20%-shin e firmosur. Me zhvilluesit e tjerë ekziston po e njëjta marrëveshje. Kjo trefishon shumën marramendëse të fitimit që zoti Rama merr nga qyteza e partnerit të tij Lepri. Ka tre javë që Mr. 20% hesht dhe nuk del nga strofkulla e Leprit, i tmerruar nga dokumentet autentike të botuara në media e të bëra publike nga deputetja Vokshi. Ka tre javë që Edvin Rama, strumbullari kryesor i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan hesht për vendin e tij në ndërtimin e 12 kullave 30 katëshe në të vetmen mushkëri të mbetur në Tiranë, ndërkohë që OBSH-ja ka dhënë alarmin se jeta e çdo qytetari të Tiranës shkurtohet me dy vjet prej kësaj. Edvin Kristaq Rama ka hyrë vetë në kutinë e Leprit dhe nuk lejon që ajo të hapet për askënd dhe për asnjë arsye. Si deputet i Kuvendit do mbështes iniciativën e deputetes Vokshi për hetimin e partnerëve dhe ftoj zotin Rama të prononcohet për këtë iniciativë”.


Raporti alarmues i OBSH: Betonizimi i Tiranës shkurton me 2 vjet jetën

çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vijnë vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit, në sheshin Skënderbej. Nuk kemi të bëjmë me deklarata apo sulme të kundërshtarëve politike të kryebashkiakut Edi Rama, por me një përfundim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Bëhet fjalë për analizën më të fundit të këtij organizmi mbi efektet mjedisore–shëndetësore, të pasqyruara në raportin më të fundit të tij.
Bardh Spahia: ”Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo qytetar shqiptar humb nga 1.5 deri në 2 vjet jetë. Ne e ndiejmë si detyrim të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë nga papërgjegjshmëria e Bashkisë. Kush është ai qytetar që nuk do dy vjet të jetës së tij dhe të fëmijëve të tij?”.
Por autoritetet shëndetësore shqiptare shkojnë edhe më tej, duke parashikuar përkeqësim të kësaj gjendje, bazuar në planet për ndërtime të tjera në Tiranë, siç është ai i shkatërrimit të të vetmes mushkëri të gjelbër të Tiranës dhe shndërrimit të saj në një zone të betonizuar me kulla shumëkatëshe. Në Raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë studiuar dhe grimcat e dëmshme të ajrit PM 10 të cilat janë shkaktarë të shumë sëmundjeve kardiovaskulare, dhe është arritur në konkluzionin se në ajrin e Tiranës, ndotja është tej masave të lejuara të Bashkimit Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›