E Diel, 1 Nëntor 2026

Një delegacion i Partisë Komuniste të Kinës, i cili po viziton Tiranën mahnitet me ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë

Liu Yunshan: Shqipëria, progres mbresëlënëss falë vizionit të kryeministrit Berisha

Ka mbërritur dje në Tiranë në delegacion i Partisë Komuniste Kineze, ku është pritur në një takim të veçantë nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode se bashku me zyrtare të tjerë të si Flamur Noka, Ferdinand Xhaferraj, Keltis Kruja dhe Gerti Bogdani. Ndërsa delegacioni i PKK kryesohej nga Liu Yunshan anëtarë i byrosë politike të PKK, sekretar i komitetit qendror të PKK dhe njëherazi ministër i Marrëdhënieve me Publikun pranë komitetit qendror të PKK.
Gjatë takimit u fol për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rritjen e intensitetit të zhvillimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve dhe dy partive.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode vuri në dukje progresin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të fundit si dhe informoi lidhur me planin e masave të qeverisë për përballimin me sukses të një prej recensioneve më të mëdha globale, të krizës ekonomike që gjunjëzoi ekonomi të tjera rajonale, evropiane dhe botërore. Bode vuri në më tej se qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike, zbatoi politika fiskale të suksesshme përmes instalimit të sistemit të taksave të ulëta, krijoi një klimë plotësisht të përshtatshme të zhvillimit të biznesit dhe për t’i dhënë prioritet optimal investimeve të huaja, bëri që Shqipëria të renditet në një nga vendet me taksa më të ulëta në Evrope. Ministri i Financave, Ridvan Bode foli edhe për mundësitë e biznesit kines për të investuar në Shqipëri.
Ministri ftoi kompanitë kineze të përqëndrojnë investimet e tyre në Shqipëri, pasi siç theksoi Bode, do të gjejnë një vend mik ndaj investitorëve të huaj.
Nga ana e tij, kryetari i delegacionit të Partisë Komuniste Kineze, Yunshan shprehu vlerësim për ritmet e larta të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
“Shqipëria duket se po ndryshon dhe unë e pashë këtë ndryshim që është mjaft i shpejtë dhe kjo është meritë e qeverisë së PD”- u shpreh Yunshan.
Ai vlerësoi gjithashtu dhe marrëdhëniet mes dy forcave politike dhe që ecin paralelisht me marrëdhëniet mes dy vendeve, ndaj dhe vizitat partiake dy palëshe do të mundësojnë shumë dhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Liu Yunshan vlerësoi qëndrimin e palëkundur të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Berisha se “Ka një Kinë të vetme”. Ai shtoi gjithashtu se dy partitë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe ftoi zyrtarisht që delegacion i lartë i PD vizitojë Kinën, me ftesë të PKK.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›