E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompromisi, themel i politikës konsensuale

Jeta shoqërore është marrëveshje, mirëkuptim, kompromis. çdo harmoni lind mbi bazën e konsensusit. Politika demokratike nuk mund të përfytyrohet pa debat e konstruktivitet. Vetëm diktaturat i quajnë përulje lëshímet në një marrëveshje. Ato dhe e dënojnë këtë, madjé, si tradhëti dhe dorëzim përpara armikut. Diktaturat udhëhiqen nga arroganca dhe prepotenca. Po t’u heqësh atyre sundímin e “njëshit”, pushojnë madjé së ekzistuari. Demokracia bën të kundërtën. Ajo e çmon si fisnikërí debatin, lëshimet dhe arritjen e mendimit të përbashkët, sidomos kur këto realizohen për qëllime madhore. Kush propozon me ngulm kompromisin, synon të kryejë sa më shumë vepra madhore. Nuk ulet sedra e politikanit, kur kërkon kompromis. Nuk arrihen reformat e mëdha pa mirëkuptim të përgjithshëm. Kompromisi fuqizon vlerën e një vendimi. Nuk arrihet me kokëfortësí misioni i lartë i përparímit të një kombi. Të gjithë popujt e qytetëruar e kanë në praktikën e tyre kompromisin. Debati vetëm e lartëson personalitetin e një politikani. Kush bën lëshime për zgjidhjen e problemeve madhore, tregon se sa i përkushtuar është në kryerjen e detyrës. Vetëm njerëzit me mentalitet komunist nuk e pranojnë kompromisin. Janë ata që trashëgojnë nga e kaluara diktatoriale mendësínë e imponimit, të nënshtrimit të kundërshtarit, të arritjes me çdo kusht të qëllimit të tyre, qoftë ky edhe kundër interesave të vendit, që i druhen kompromisit. Dinjiteti i diktatorëve është aq i brishtë, sa ata i zë tmerri, po të lëshojnë pé në vendimet e tyre. Dhe, nëse dikush prej tyre ka bërë ndonjë lëshim me nismën e vet, mund të jetë akuzuar si devijator. Të tilla reminishenca janë vënë ré deri sot në qëndrimet refraktare të Edvin Ramës me shokë. Këta i ka pasë zënë frika se po të bënin ndonjë lëshim, rrezikonin të mos ua miratonte elektorati, të cilin e kishin indoktrinuar me qëndrimet e tyre të prera. Mirpo duket qartë se vetëm mashtruesit nuk kanë inisiativë. Askush nuk i beson një “pehlivani”. Kokëfortësía çmohet prej diktatorëve si forcë karakteri dhe si gjoja besnikërí ndaj parimeve. Kurse mbrapa arrogancës së qëndrimeve të ngurta, u fshihen qëllime të mbrapshta si drejtues shpirtvegjël. Të gjithë servilët e Ramës kanë qenë të palëkundur në porosítë e tij. Prandaj, porsa bëhej një propozim nga mazhoranca, qoftë për debat, konsensus, a kompromis, ata nxirrnin në konfertenca shtypi “suflerë” të përsëritnin këngën e vjetër të fletëve të votimit dhe të arritjes së objektivave të “shenjta”, që kanë piketuar qysh në krye të sajimit të “krizës” imagjinare. është e thellë arsyeja përse kanë pasur kaq tmerr socialistët nga kompromisi. Përse nuk kanë dashur ata të bëjnë lëshime të arsyeshme, edhe pse e kanë ditur se qëllimet e mazhorancës kanë qenë gjithmonë fisnike. Mos vallë u ka interesuar sedra formale dhe autoriteti fals i liderit më shumë se realizimi i reformave madhore të vendit ? Duket e pabesueshme që një politikan opozitar të mos pranojë të ulet në bisedime për kompromis me pozitën për të bërë që Shqipëría të marrë sa më shpejt të drejtën e udhëtimit pa viza në hapësírën Shengen, apo të fitojë statusin e vendit kandidat për në B.E. Dhe të mendosh pastaj që socialistët nuk janë aq të cekët, sa të prishin dasmën për një kokër limon. Përkundrazi! Ata kanë përvojë tepër të hidhur nga qëndrimet e padrejta, flagrante të Enver Hoxhës dhe duhej të kishin nxjerrë shumë mësíme për dëmet e pallogaritshme, që i janë shkaktuar vendit nga këto qëndrime mendjemëdha dhe arrogante. Socialistët duhej të ishin të parët që të pranonin bisedime dhe të uleshin në tavolinë për kompromis, sepse e kanë ditur që kjo ka qenë e vetmja politikë e drejtë, konstruktive, që do t’ua rriste prestigjin si një forcë që donte ta fuste vendin në rrugën e përparímit. Ndërsa, duke mbajtur ato qëndrime të paarsyeshme dhe absurde, socialistët kanë treguar se nuk kanë dashur, ( ndoshta dhe nuk duan ! ) përparímin real, nga frika e hapjes së Shqipërísë, nga synimet fisnike të mazhorancës, nga forcimi i të drejtave qytetare, apo nga dalja në dritë e të vërtetave, para të cilave drejtuesve socialistë u ka dalë gjumi natën. Gjuha e kompromisit është ajo e konsensusit, e zgjidheve paqësore dhe të qytetëruara. është gjuha e zgjidhjes së moskuptimeve keqdashëse. Kompromisi lartëson cilindo, që e bën atë pjesë të sjelljes së tij politike. Edvin Rama e ka treguar veten si dishepull i një doktrine, ku fjala e “drejtuesit” duhet të ishte ligj edhe për ata, që nuk mund të ishin të një mendimi me të. Kjo ka qenë shfaqje e hapur e prepotencës dhe arrogancës së njerëzve, që janë pikëlluar nga demokracía dhe fitoret e saj. Prandaj Rama me shokë, që nuk kanë treguar synime të mira për ecjen e vendit në rrugën e emancipimit, janë përpjekur, ndoshta dhe tentojnë përsërí t’i vënë gurë nën rrota çdo propozimi për kompromis, pa u thelluar se ky qëndrim do t’u kthehet në bumerang. Ndoshta makthi për të mbrojtur pasuritë e paligjshme dhe tundimi për marrjen e pushtetit me dhunë i kanë bërë të mos çmojnë kompromisin si një sjellje fisnike politike, apo si një kontribut për zhvillimet madhore të vendit. Megjithatë, meqë na duhet të mos paragjykojmë, mos vallë është më mirë të shpresojmë tek një hapësírë për kompromis, që është krijuar në propozimet e tyre të fundit ?! Dhëntë Zoti t’u jetë ndriçuar sadopak rruga e çmueshme e konsensusit !...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›