E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj akuzon 20 prokurore

20 prokurore rrezikojne penalizimin per shkak te shkeljeve te kryera ne detyre. Ministria e Drejtesise ka perfunduar raportin e kontrollit te ushtruar ne prokurorine e Tiranes dhe ne disa prokurori ne rrethe. Per te gjithe ata qe jane gjetur me shkelje Ministria e Drejtesise do t'i kerkoje kryeprokurores marrjen e masave ndeshkuese. Mes dosjeve ku eshte ushtruar kontroll nga inspektoret e ministrise, eshte dhe ajo e serbo-boshnjakut Damir Fazliç, i cili po hetohet per pastrim parash ne Shqiperi. Nuk dihet ende nese prokuroret qe po hetojne ceshtjen jane apo jo ne listen e prokuroreve te cileve u jane gjetur shkelje. Kontrolli i inspektoreve te Ministrise se Drejtesise ne prokurorine e Tiranes dhe ne disa rrethe te tjera te vendit ka zgjatur 2 muaj. Puna u fokusua se tepermi tek dosjet e pushuara dhe te pezulluara, per shkak se shihen si tejet problematike dhe pikerisht ne keto dosje kryhen dhe shkeljet me te medha ligjore. Raporti tashme ndodhet ne tavolinen e punes se ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, dhe shpejt do t'i vihet ne dispozicion kryeprokurores Ina Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›