Pare e zezë për pleqëri të bardhë
Trajtimi me pension pleqërie nga Greqia i atyre që mbajnë kombësinë greke dhe kanë mbushur moshën 65 vjeç e lart, është një realitet jo i ri. Madje shpesh kjo është bërë temë debati jo thjesht mediatik, i cili është vërtitur në çështjet nëse është normale të ndodhë apo jo; nëse e jep Greqia për diasporën e vet; apo është kjo një kosto që paguan Evropa për pakicat e një nga 26 pjesëtarët e familjes së vet. Gjithnjë një tis mjegulle ka mbetur pa u shpërndarë, sa herë flitet për këtë që vazhdon të ndodhë. Madje nga tryezat e thjeshta, ngacmimi i marrë nga ky realitet, ka mbërritur deri në foltoren më të lartë, në Kuvendin shqiptar vite më parë. Ish-deputeti Limos Dizdari, që guxoi të prekë një temë të tillë, të konsideruar tabu, thotë jo pa humor se "të tjerë paguhen e të tjerë e paguajnë për këtë financim absurd". Nga të shprehurit shqip për atë që bën Greqia, ai nuk mori dot votat e nevojshme për të qenë sërish deputet i Delvinës në Kuvendin shqiptar.
Sa janë ata që përfitojnë "pensionin e grekut"? Andrea Caka, një prej tyre në qytetin e Sarandës, thotë se në të gjithë rajonin Sarandë-Delvinë, ku përfshin edhe fshatrat e këtyre ish dy rretheve, me ndarjen e dikurshme administrative, janë 1500 deri 2000 vetë që e përfitojnë. "Dy gjëra kërkohen për këtë, - shpjegon Caka. Të kesh zyrtarisht kombësinë greke dhe të kesh plotësuar moshën 65 vjeç". Madje një banor i fshatit Markat të Sarandës, që është pjesë e krahinës së Çamërisë, tregon sikur fjala të jetë për një "loto" të papritur për atë që ka përfituar gjyshja e vet, me origjinë greke. Ajo i ka marrë në një dorë disa vite të "pensionit të lidhur nga greku", që kanë shkuar në 50 mijë euro. Tregojnë se kjo erdhi pas përpjekjeve titanike që e bija e saj, pas disa vitesh në emigracion, bëri për t‘i plotësuar disi me vonesë dokumentacionin e kërkuar.
Në varfërinë ekstreme dhe në sfondin e trajtimit qesharak që shteti shqiptar u bën të pensionuarve të vet, e cila shpesh nuk e kalon cakun e 40 eurove në fshat dhe atë të 70 eurove në qytet, kushdo do të bëhej nga pak "xheloz" për dy standardet jetike të njerëzve të së njëjtës moshë e në të njëjtin shtet e qytet. Ata më të thyeshmit kanë vrapuar të marrin një lugë nga deti i bërë kos, qoftë edhe duke sakrifikuar ndonjë gjë nga origjina e vërtetë. Ka nga ata që tundimit për të shtuar në portofolin personal edhe 300 a 350 euro të tjera, i janë dorëzuar, duke bërë një "korrigjim të vogël" te kombësia, e cila kur ndodh të ndërrohet nga shqiptare në greke, plus moshës, t‘i bie këto euro si dhuratë. Sido që disa thonë se ajo është pare e zezë, pleqërinë ta bën të bardhë.
Por këtë kanë nxituar ta bëjnë edhe jo pak nga ata që mendojnë se jeta është e shkurtër e pleqërinë e kemi prapa veshit. Dhe një pjesë e kërkesave për ndërrim të kombësisë nga shqiptare në greke, nxiten nga kjo "tejpamësi". Ligji ua mbyll disi derën spekulimeve të ndodhura deri pak vite më parë me këtë element të identitetit të shtetasit shqiptar. Por hapësirat nuk janë mbyllur krejt, përveçse janë zhvendosur nga zyrat e gjendjes civile në komuna e bashki, në dyert e gjykatës e në duart e ustallarëve me diplomë noteri e rol avokati. Rajmonda Zholi, përgjegjëse e Gjendjes Civile në Bashkinë e Sarandës, tha se "u është mbyllur rruga këtyre veprimeve dhe bazë për çdo veprim merret akti zyrtar i lindjes". Pasi në asnjë rast, sipas saj, nuk mjafton dëshira apo kërkesa e dikujt për të lënë një kombësi e për të marrë një kombësi tjetër. Zholi thotë se në një vit mund të numërohen 4-5 raste të ndryshimit të kombësisë, të cilat bëhen me proces gjyqësor, me noter e avokat dhe me një procedurë që finalizohet me vendim gjyqi, që përfundon në gjendjen civile. Realisht, është vështirësuar shumë marrja e kombësisë greke, edhe kur atë e ke vërtet të origjinës tënde. Zholi sqaron se rastet më të hasura në pretendimin për ndryshim kombësie janë ato kur njëri prej prindërve nuk ka firmosur në aktin e lindjes së fëmijës dhe nuk është shprehur për kombësinë e fëmijës. Ndërsa në çdo rast kur akti i lindjes gjendet i firmosur nga të dy prindërit, është e mbyllur çdo hapësirë ligjore për të ndryshuar kombësi. Gjithsesi, ato që quhen shpesh "gjendje civile private", vazhdojnë të punojnë, duke u bërë pjesë e lojës për "transplant" kombësie.