E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeqaj, Berishës: Po pengon decentralizimin

Kryebashkiaku i Fierit ka denoncuar cenimin e procesit të decentralizimit të pushtetit vendor. Në këtë kuadër ai i është drejtuar Kryeministrit të vendit, Sali Berishës, për t‘i kujtuar mbajtjen e premtimit për një pushtet vendor të decentralizuar. "Bashkia e Fierit shpreh shqetësimin e saj të thellë për trafikun e votës në Këshillin Bashkiak, duke deformuar vullnetin e popullit për qeverisjen vendore. Përveç uzurpimit të organit vendimmarrës të pushtetit vendor, Partia Demokratike, në bashkëpunim me LSI-në, është duke marrë zotërimin e pamerituar edhe të shoqërisë aksionere të ujësjellësit", ka thënë Zeqo. Më tej, kryebashkiaku ka renditur arsyet përse i bën thirrje Kryeministrit dhe cila pjesë e pushtetit vendor po cenohet nga ky bashkim votash për interesa, sipas tij, partiake dhe personale. "Në këtë mënyrë, na rezulton se vendimi 660, datë 12.9.2007 i Këshillit të Ministrave ‘Për transferimin e aksioneve të shoqërive të ujësjellësve dhe kanalizimeve njësive të qeverisjes vendore‘ ka lënë shtegun ligjor, që decentralizimi të mos realizohet". Sipas Zeqos, individë nga forcat politike që bashkuan pandershmërisht kartonët, janë duke kryer llogaritje të vogla për të caktuar administratorët e ujësjellësit të Fierit. Në këtë mënyrë, zbatimi në praktikë i vendimit 660 të Këshillit të Ministrave mund të konsiderohet tashmë tërësisht i dështuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›