E Shtunë, 31 Tetor 2026

U del pronari varrezave njeshekullore

Mallakaster - Varrezave njeshekullore ne fshatin Greshice, u ka dale pronari, i cili nje pjese te tyre i ka rrethuar me pandiera betoni, duke i ngulur ato edhe ne varre. Te afermit e varreve te demtuara nga kufijte e vena nga Astri Kuqari jane ankuar ne kryesine e komunes. Kryetari i kesaj te fundit, Baftjar Bakia, i eshte pergjigjur banoreve se Astrit Kuqari eshte zyrtarisht pronar i tokes se rrethuar, pavaresisht se nje pjese i perket varrezave te fshatit. Nga ana tjeter banore te lagjes Taullaj, ne fshatin Greshice, pohojne faktin se varrezat jane mbi njeshekullore dhe jane varre te te afermve te tyre. "Personi qe ka bere rrethimin me shtylla betoni, shprehet per gazeten "KJ", Selim Taullai, 68 vjec, nuk eshte i lagjes sone. Ai mbi varre do te beje ndertime. Nuk eshte e moralshme qe brenda varrit te ngulesh shtyllen e betonit". 68-vjecari dhe banore te tjere te fshatit, jane ankuar disa here ne Prefekturen e Qarkut, por pergjigjja qe kane marre nuk ka qene aspak e favorshme per ta. Sipas banoreve te irrituar, qendrimi i kryetarit te komunes eshte vetem heqja e pergjegjesise, duke qene se ai mund ta kete pajisur te ashtuquajtur pronar te tokes ne varreza Astri Kuqarin, me dokumente false. Duke kembengulur ne faktin e varrezave njeshekullore banoret kane paraqitur prane prefektures edhe hartat kadastrale.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›