Alibeaj takim me ambasadorin britanik: Kërkova asistencë teknike për reformën Territoriale

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith. Në një Facebook, Alibeaj ka zbuluar detaje nga takimi, ku shkruan se bisedimet u përqendruan mbi zhvillimet politike në vendo dhe në Partinë Demokratike.
Po ashtu Alibeaj thekson se kërkoi mbështetje dhe asistencë teknike për reformën Territoriale, ndërsa po ashtu gjatë bisedës u diskutua edhe mbi emigracionin e shqiptarëve drejt Britanisë.
“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta. Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë. E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qenë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, shkroi Alibeaj.
/rtsh.al/