E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore 2023/ Meta: Opozita të dalë me kandidat të përbashkët! Objektivi është fitorja

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët ndërsa thekson se objektivi është fitorja e opozitës dhe dhënies fund të regjimit një partiak dhe të paligjshëm në vend.

“Kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Do mbledhim komitetin e PL. Kemi ambicie shumë të forta. Shqipëria do të ndahet nga regjimi një partiak dhe i paligjshëm. Dhe do të rivendosë edhe demokracinë vendore, llogaridhënien dhe këto 4 vite të keqqeverisjes totale kanë qenë të mjaftueshme për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Objektiv është fitorja e opozitës. Jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD që të mbështeten kandidatët më të mirë për t’i qëndruar besnik llogaridhënies. Kjo është më e mira për situatën sepse jemi në kushtet e një shteti mafioz dhe opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar. S’jemi në kushte normale dhe demokratike dhe opozitës nuk i lejohet të moskoordinohet dhe të mos bashkohet për interesin e shqiptarëve.”, tha Meta.

Meta u ndal sërish tek vendosja e fashën 800 kilovat. Ai ka kërkuar seancë urgjente dëgjimore për ERE, me qëllim paraqitjen e shqetësimet të konfindustrias për të gjithë familjarët.

“ERE të thirret në seancë urgjente për seancë dëgjimore. Konfidundusta vlerëson se vlerësimi i entity mbi fashën 800 kilovat do jetë me pasoja të rënda për familjet shqiprtare dhe me rëndim të klimës së biznesit. DEdhe pse jemi të pavarur për energji elektrike kemi çmimet më të larta. Në emër të partisë së Lirisë, të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhe të paraqesë këto shqetësime të konfindustrias që nuk janë vetëm të saj por të të gjithë familjarët.’- tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›