E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibia e paramenduar e Sali Berishës: Si po shet vartësit e tij tek drejtësia dhe viktimat

Share

Grushti që nuk i dhamë dot pushtetit! (2)

Sali Berisha ka pranuar më 23 Janar 2011 se serveri i kryeministrisë ka pamjet filmike  dhe ka urdhëruar Gjergj Lezhën tia vërë në dispozicion prokurorisë… ndërkohë që është fshirë më 21 Janar nga vetë ai. Si ka përgatitur skenarin A, për vrasje të bëra nga opozita dhe pse u detyrua të kalojë në skenarin B të Grushtit të Shtetit

Nga Mero Baze

Pse i vrau? Kjo ishte një pikëpyetje e madhe jo vetëm për kundërshtarët e tij, por dhe për ata që e njihnin nga afër Berishën. Ne që pamë si u rrëzua nga tavolina e gazetarëve Hekuran Deda, apo si u këput Ziver Veizi me duar në xhepa në bulevard, e kishim të qartë se po qëllohej me vetëdije. Kur protesta ra, kur njerëzit thuajse ishin shpërndarë, kur policët thuajse ishin shpartalluar dhe njësitë speciale zyrtare dhe jo zyrtare të Berishës ishin brenda oborrit, u qëllua me vetëdije për tu vrarë. U qëllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frymëzonin askënd. U qëllua kur askush thuajse nuk e mori vesh nëse ata vdiqën apo u plagosën. Askush në bulevard nuk ishte i vetëdijshëm se kishte viktima. Lajmi erdhi pas orës 16 nga Spitali Ushtarak dhe sërish nuk ndikoi mbi ata pak vetë që kishin mbetur në rrugë. Pra, nuk u vra as për të trembur turmën, as për të trembur opozitën, as për të inkurajuar forcat e mbrojtjes. U vra me ligësi dhe urrejtje, u vra me burracakëri, ndërsa gjithçka po përfundonte si një demonstrim i ashpër me episode dhune të zakonshme këto për çdo protestë të tillë, ai vrau. Tek rrija përballë dritares së zyrës së tij në kullat binjake, kur më erdhi lajmi se dy vetë kishin vdekur, (i treti u njoftua pak më vonë) mu shfaq tërbimi i tij, pikërisht kur gjithçka po mbaronte. Si një njeri që nuk pranon të ketë një betejë pa bilanc, ai nuk mund të pranonte në karakterin e tij një demonstrim force nga opozita. Mijëra njerëzit e grumbulluar kundër tij, fuqia e tyre për të shpartalluar policinë me duar në xhepa, bënin kontrast të madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot këtë. Jam i sigurt se vendimin për të vrarë nuk e ka konsultuar me askënd. Njerëzit afër tij ma përshkruan Lulëzim Bashën thuajse të lebetitur nga frika dhe hutimi. Komandanti i Gardës, i cili mund të përfundojë në qeli, është po ashtu një ushtarak i përmbajtur, edhe pse besnik i tij. Ai u detyrohet shumë fëmijëve të vet që e kanë emëruar aty, por ka një raport me ligjin dhe një distancë të fshehur nga gjestet e rrëmbyera të Berishës. E kam parë me sytë e mi kur ka kundërshtuar urdhrin që Berisha i dha në vitin 2006 për ta nxjerrë zvarrë Ilir Metën nga salla e parlamentit pasi hipi mbi tavolina. Refuzoi dhe ishte gati të ikte. Çkish ndodhur me të? Mund të ishte kompromentuar gjatë rrugës, mund të kishte detyrime ndaj një rrethi më të afërt të familjes Berisha, por jo deri tek vrasja. Si mirditor, ai ka dhe peshën e Kanunit mbi supe për çdo gjak të hapur. As me atë nuk e ka konsultuar. Me Gjergj Lezhën jo e jo. I gjori Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kushedi sa përpjekje ka bërë mos ti shfaqej përballë atë ditë… I sillja të gjithë ndërmend dhe bindesha më shumë se e kishte marrë vetë atë vendim. Përfytyrova si ka thirrur dikë të vetin në zyrë, ka ngritur pak zërin e televizorit nga ideja se përgjohej dhe i ka dhënë shenjë të qëllonin. Pak më vonë është qëlluar. Momenti kur filloi të qëllohej mbi turmë ishte episod gati dhjetë minutash. Vetëm në ato dhjetë minuta tytat e armëve u drejtuan mbi qytetarët dhe kangjellat e Kryeministrisë janë sharruar nga brenda nga plumbat. Ata që kanë qëlluar ishin qitësa special të Gardës. Në mendjen e tij të hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i kishte bërë rreshtore, vërtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta përsërisnin këtë gjë vazhdimisht derisa ai të rrëzohej nga pushteti e tmerronte. Nuk jam i sigurt se bashkë me idenë se duhet të vriste, kishte ndërmend dhe mënyrën se si do ti fshihte, por pak pasi i vrau, duket se e kishte fiksuar skenarin A: Viktimat i ka vrarë vetë opozita. Pasi kjo u hodh poshtë, lindi skenari B: U vranë se ishte grusht shteti.

Lindja dhe shuarja e skenarit A

Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, e tha qartë atë: Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë,  janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.

Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre viktimave, i cili do ti thoshte në Spitalin Ushtarak njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dhune: Largohu kriminel, na vrave vëllanë, dhe në prani të personelit do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por që nuk kishte humbur arsyen, i dha atë që meritonte këtij shoku.

Kush e lexon këtë deklaratë të kryeministrit kohë më vonë, e kupton qartë se kur doli para medies ai ka qenë i vendosur ti hidhte kufomat në shpinë Edi Ramës. Deklarata tregon qartë po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse të drejtpërdrejtë me Spitalin Ushtarak. Dy mjekët, që u bënë strumbullari i skenarit për vrasje nga afër, duket se e kishin furnizuar dhe me përralla për fajësimin e opozitës nga familjarët. Paragrafi që Berisha flet për një gjoja incident, i vishet Preç Zogajt, kur ka shkuar tek dhoma e Aleks Nikajt. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Siç më shpjegoi vetë Zogaj, Aleksi ishte një mik i shtëpisë së tij dhe ai ishte realisht i dërrmuar nga ideja se Aleksi mund të vdiste. Ishte vëlla i vetëm i katër motrave dhe kishte dy vajza të vogla. Berisha ishte vigjilent ndaj këtyre detajeve, dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, që nga mënyra si ishin gjuajtur deri tek detajet se si populli fajësonte opozitën për vrasjet.

E përsëriti këtë dhe kur e pyetën gazetarët: Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë. Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta.

Shihet qartë se e kishte të qartë planin në kokë. Sokol Olldashi dhe Arben Imami u lëshuan nëpër ekrane duke shtrënguar muskujt të zhduknin efektin e alkoolit të mbasdites dhe përsëritën të njëjtën gjë. Në mbrëmje Edi Paloka me disa lezhjanë të fortë kërcënuan Zogajn ndërsa dilte nga studioja e TV

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›