E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Zonja e Hekurt, Margaret Theçer kap përsëri titujt e faqes së parë në Britani

21-01-2012 / Nga Siobhan Courtney

Baronesha Margaret Theçer (Thatcher) është përsëri në qendër të vëmendjes, pas daljes së filmit “Zonja e Hekurt” nё Mbretërinë e Bashkuar;  një portreti biografik për kryeministren e parё femër nё historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ulur në kinemanë e mbushur plot, pas dy orësh pritje për të marrë dy nga katër bileta e fundit,  askush nuk mund të akuzoj “Zonjën e Hekurt” për përdorimin e pushtetit tё saj. Meryl Streep (e denjë për Oskar-i nё këtë performancё) portretizon Lady Theçer në të tashmen, si një 86-vjeçare me një shpirt luftarak, e cila rikujton jetën dhe karrierën e saj. Kryeministri britanik, David Cameron ka kritikuar periudhën e realizimit tё këtij  filmi duke thënë: "Është një film  qё do tё doja tё ishte realizuar nё një moment tjetër". Argumenti i tij është disi i drejtë. Vetëm  104 minuta më vonë  po pyesja veten se sa e vërtetë  ishte çmenduria e Theçer po ta krahasosh me çmendurinë nё jetën e saj reale. Nuk mund tё  mos pyesja veten nëse kjo është arsyeja qё familjen Theçer kishte refuzuar një ftesë për promovimin e filmit? Është mёse e kuptueshme se ky film do ti bënte tё afërmit e saj tё ndiheshin keq. Duke mënjanuar për një moment “Licencën artistike”, duke u larguar edhe nga kinemaja, ndjeva një ndjenjë tё thellё pakënaqësie, se “Zonja e Hekurt” ishte një mundësi reale e humbur politikisht. Zonja e Hekurt nuk është një film rreth Theçerizm-it  dhe Britanisë nën sundimin e saj, por për një grua të vetmuar, duke luftuar me një sëmundje të tmerrshme, duke reflektuar vendosmërinë e saj të hershme  dhe  sundimit tё saj nё  një mjedis tё dominuar nga meshkujt. A e bën kjo Lady Theçer një heroinë feministe, siç edhe përshkruhet në film? Absolutisht jo, por më shumë për këtë do tё flasim nё vijim.
E Frikësuar për të ndërmarrë një risk politik - Prodhuesit e filmit luajtën  nё terren tё sigurt, duke u fokusuar politikisht vetëm në vendimin për të pushtuar Falklands, “grevën  e minatorëve", dhe Maggie (fjalë për fjalë) duke hedhur “pluhur”  vetëm mbi atё dhe  besnikun e saj, Denis-in, pasi IRA bombardoi hotelin e saj në Brighton. “Zonja e Hekurt”, është shfaqja e një gruaje, e parё vetëm nga pikëpamja e Margaret Theçer.
Hollywood portretizon jetën e ‘ Zonjës sё  Hekurt’ - Në një përpjekje të dukshme për tё vёnё nё dukje humanizmin e saj, ne ndjekim Margaret Theçer duke marrё "vendimet e drejta", tё bazuara vetëm nga bindjet, vlerat dhe mendimet e saj. Ajo çka duhet te themi, megjithëse Theçer është një figurë vendimtare, "vendimet e duhura" tё marra nga ajo nuk kanë qenë në fakt "vendimet e duhura". Duke ndjekur vetëm bindjet, vlerat dhe mendimet e saj (sipas të gjithë përkrahësve te saj), ka me miliona njerёz që përbuzin çka ajo besoi dhe luftoj me aq bindje. Kjo temё nuk ishte prekur shumё, vetëm pak në fund tё filmit me skena të dhunës psikologjike të saj, duke nënvlerësuar kabinetin e saj dhe duke refuzuar të rivlerësojë vendimet e saj, gjë e cila e çoi në rrëzimin e saj përfundimtar: Pasojat shkatërruese të futjes sё një takse sondazhi. Si ka mundësi qё ka menduar se një gjë e tillё do ta bёjё edhe mё tё pëlqyer nga elektorati i saj? Kush do të guxonte të justifikonte idenë se një shtëpiake e varfër do tё mund të paguante të njëjtën taksё gjë si një milioner? Flisni vetëm nëse nuk keni qenë nё kontakt me vendin tuaj. Për ta thënë troç, nëse prisnit të shihnit filmin, për të mësuar rreth Theçerizm-it, keni ngelur shumё mbrapa saj. Ku ishin futur referencat për çrregullimet e tregjeve financiare? Referencat nё lidhje me shitjen e 20 kompanive të kontrolluara nga shteti, duke përfshirë Telekomin anglez e duke lejuar të pasurit tё blejnë aksione në firmat e sapo-privatizuar për të bërë një fitim të shpejtë? Jo, nuk është shfaqur akoma, vetëm nëse s’e kam vёnё re. Unë kurrë s’kam dëgjuar fyerje kundrejt Theçer në lidhje me kohën e saj si Sekretar Arsimi, ku ajo planifikoi  për t’i dhënë fund qumështit  falas në shkollë për fëmijët mbi shtate vjeç. Çuditërisht nuk u përmendën  shkurtimet nё buxhetin e arsimit tё lartë, të përshkruar si "një nga nacionalizmat mё tё fuqishëm nё qeverisjen e saj". Pa përmendur ngeli edhe  historia qё la pas Theçer-i, duke u bërë e para kryeministre e arsimuar nё Oxford-in  e  pasluftës, tё cilës ju refuzua një doktoratë nderi, pasi akademikët udhëhoqën një fushatë kundër saj. Përbuzjen për armikun e saj, sindikatat (ndëshkimi i saj përfundimtar), u prek shkurtimisht në film. Skena njerëzish duke i dhënë makinave tё mbushur me qese të zeza plehrash, duke i hedhur ato mbi malet e plehrave tё grumbulluar në rrugë, kur MT po mbulonte hundën me shami e po vështronte  me neveri  e përbuzje këtë situate... Pasqyrë politike dhe detaje qё për fat tё keq mungonin edhe pse ishte ajo çka u tregua nё fillimin e “Zonjёs sё Hekurt”, pra lufta e saj për të shëruar "sëmundjen britanike" me të gjithë fuqinë e tyre. Një luftë, tё cilën ajo luftoi egërsisht dhe ishte e vendosur për të fituar. Kjo luftё ka lidhje me grevën e minatorëve tё Mbretërisë së Bashkuar, e cila zgjati nga viti  1984-1985 dhe përshkruhet si "mosmarrëveshja më e madhe industriale e pasluftës". Theçer vazhdoi luftën e saj kundër minatorëve për gati një dekadë, duke pasuar me shitjen dhe mbylljen e industrisë së qymyrit. Ajo nuk do të falet kurrë nga ata, për shkatërrimin sistematik tё industrisë britanike, duke shkatërruar kështu jetesën e miliona njerëzve qё i përkasin klasës punëtore në të gjithë Britaninë; të cilët ende edhe sot mbartin pakënaqësi kundrejt saj. Gjithashtu, brenda 104 minutave tё filmit ngeli pa përmendur rritja e papunësisë gjatё sundimit tё saj, duke goditur kështu 3.6 milion njerëz, ose rritjen e normave tё interesit me 17%, duke rezultuar kështu në mijëra njerëz tё pastrehë, tё cilët si pasojё e këtij ndryshimi kishin humbur shtëpitë e tyre. Por kur  këshilli ofroi strehim social, MT propozoi blerjen e menjëhershme tё shtëpive. Pra, në temën e "të drejtës për të blerë" shtëpitë e ofruara nga këshilli, e cila ishte gjëja mё e drejtë për të bërë? Me siguri ajo veçoi komunitetet dhe reduktoi aksionet e strehimit social. Pa përmendur as reduktimin e buxhetit për këshillin vendor, në uljen e financimit të shërbimeve sociale nё fushën e shërbimeve dhe shpenzimeve publike. Ajo filloi të humbasë mbështetjen e kabinetit të saj, por MT nuk do të ndryshkej, u përgjigj ajo me stilin origjinal tё një zonje tё hekurt, duke njoftuar në vitin 1980 gjatё konferencës se Partisë Konservatorese: "zonja nuk është për kthesa".
Margaret Theçer është portretizuar si një feministe. Margaret Theçer s’kishte lidhje me tё qenit një feministe. Përkufizimi im, pёrsa i pёrket një feministe është: Dikush që kujdeset për gratë, qё kujdeset dhe lufton për të drejtat e tyre në të gjitha sferat e jetës dhe është dikush, nё tё cilin/cilën gratë e tjera mund të mbështeten. Theçer nuk zotëronte asnjë nga këto cilësi. Arritjet e saj ishin të rëndësishme sepse ajo kishte luftuar dhe ishte e zonja për tё arritur majat, jo për arsyen e feminizmit. Ishte qesharake përpjekja për të përshkruar atë si një lloj heroine feminismi. ‘Kur një burrё i madh ka një ide tё madhe, kush jam unë ti bllokoj rrugën" - Charles Moore, biografist
Ajo nuk duhet të përdoret si shembulli i ndritshëm i një gruaje që ishte tregues i mundësive të barabarta dhe që luftoi stereotipet gjinore dhe klasës në emër të grave të tjera. Ajo interesohej mbi tё gjitha për veten, e dashuronte pushtetin dhe flirtonte me burra të fuqishëm për të marrë atë që dëshironte. Ajo donte burrat, jo gratë. Në film, skena që me të vërtetë me tronditi ishte kur ajo ishte duke u përgatitur për të shkuar në Dhomën e përfaqësuesve, dhe fëmijët e saj i ishin vene pas duke ju përgjëruar tё rrinte me ta, duke i shkuar pas e duke goditur xhamat e makinёs. MT, nuk i hodhi sikurse njё vështrim tё vetëm fëmijëve tё saj, por hyri nё makine dhe u largua, duke i lënë fëmijët e saj nё lote duke u zvarritur poshtë. Në veprimet e një zonjё me tё vërtetë tё Hekurt, ajo vepron duke larguar lodrat e fëmijëve nga sedilja e pasagjerit dhe kërkon për buzëkuqin. Biografi i saj Charles Moore ka shkruajtur: "Sa për gratë, Margaret Theçer ka treguar pak interes". "Në tërësi, gratë që fituan diçka nga ajo ishin ato, të cilat luajtën një rol jetik nё mbështetjen e saj politike si: Sekretarët, këshilltarët në rroba, asistentë personal", etj. Vë bast qё Theçer nuk ishte e kënaqur me shpalljen e këtyre citimeve. Këto citime mё bёnё të dëshiroj të ulёras me tё madhe: "Ajo ishte gjithmonë nё kërkim tё “burrave tё mëdhenj” dhe tha se: "Kur një burrë i madh ka ide të mëdha, atёherё kush jam unё ti bllokoj rrugёn e tij. Por sikur tё ishit nё kërkim tё "grave tё madhe", Margaret? Ku ishin "gratë e tjera të mëdha" në kabinetin tuaj t’iu përkrahnin? S’ka pasur asnjë tё vetme. Nëse ajo ishte një grua që interesohej sadopak për të mbështetur dhe kujdesur për gratë e tjera, atëherë asaj nuk do ti duhej "tё qëndronte nё anёn tjetër tё rrugës". Edhe pse nё film la të kuptohet që edhe nё jetën personale ajo kishte një lidhje mё tё ngushtё me burrat sesa me gratë. Marrëdhënia me nënën e saj është portretizuar si e ftohtë dhe e largët, në krahasim me babain e saj, tё cilin e kishte idealizuar dukshëm si heroin e saj. Ajo ishte gjaknxehtë dhe e prerë me vajzën e saj Carol, kur ajo u përpoq për ta ndihmuar në mbylljen e saj, duke ju afruar me butësi dhe duke u përpjekur për të marrë atë e për të ecur përpara në një nivel praktik dhe emocional. Pavarësisht kërkesave të saj, qё Marki i birit tё vinte ta vizitonte, ajo u zbut duke pretenduar të mos dukej e zhgënjyer edhe kur ai i telefonoi në mes të natës për të informuar se nuk do tё ishte nё gjendje për ta vizituar. Një nga citimet e saj më të njohura (për të gjitha arsyet e gabuara), ishte: "Nuk ekziston një gjë e tillё e ashtuquajtur shoqëri". Pa bazat e shoqërisë në Britani, ne nuk kemi kuptim si komunitet apo vlerat e moralit. Pa shoqërinë në Britani, ne nuk kemi asgjë dhe siç thotë dhe fjala e urtë greke: "Një shoqëri rritet e shëndetshme kur tё moshuarit mbjellin pemë, duke e ditur se nё hijen e të cilës nuk do të ulen kurrë".

Siobhan Courtney është një gazetare dhe shkrimtare britanike e pavarur. Ajo është gjithashtu një ish-prezantuese e “BBC World News” dhe gazetare nga vendi i ngjarjes

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›