INSTAT: Rritja e cmimit të ushqimeve ka rritur koston e jetesës
TIRANE- Kostoja e jetesës në vend ka pësuar rritje kryesisht për shkak të shtrenjtimit të produkteve ushqimore. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë muajit janar, niveli i inflacionit arriti në 3.6% duke shënuar një rritje prej 1.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rritja e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga shtrenjtimi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1.3%. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 8.2% vërehet tek zarzavatet. Rritje gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe cmimet e frutave, mishit dhe artikujve të tjerë ushqimorë. INSTAT ka konstatuar gjithashtu rritje të cmimeve dhe tek karburantet. Gjatë muajit janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1% dhe ai i benzinës 0.6%. Pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet brenda objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, edhe pse po i afrohet kufirit maksimal të parashikuar që është niveli 4%. (e.n/News24/BalkanWeb)