E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, radhë për pasaportat, Emigrantët: Po humbasim punën

FIER- Rradhët e gjata në pritje të pajisjes me pasaporta biometrike kanë krijuar kaos në sportelin e vetëm që ofron këtë shërbim në qytetin e Fierit. Prej disa ditësh në këtë sportel krijohet e njëjta situatë, njerëz që presin për orë të tëra me kuponat e aplikimit nëpër duar. Aplikuesit, më së shumti emigrantë që erdhën për festat e fundvitit, thonë se vonesat e shpërndarjes së pasaportave biometrike po u rrezikojnë dokumentat, punën dhe arsimimin e fëmijëve në shtetet ku jetojnë. Të irrituar ata akuzojnë përgjegjësit e sportelit se krijojnë kaos duke ofruar shërbimin kundrejt pagesave. Disa kanë aplikuar që prej dhjetorit të vitit të shkuar dhe pas 2 muajsh ende nuk janë pajisur me dokumentat e reja të identifikimit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›