E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari,stuhite e bores mbyllin aeroportin ne Sofie

SOFIE- Stuhitë e dëborës kanë detyruar autoritetet bullgare të mbyllin rrugët në veri të vendit dhe të dekretojnë gjendjen e jashtëzakonshme në pesë fshatra, ndërkohë që aeroporti i Sofjes u mbyll sot në mëngjes, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes civile. Reshjet e dëborës ishin shumë të dendura në rajonet Russe dhe Silistra ku trashësia e dëborës arriti deri në 60 centimetra ndërkohë që në pesë komuna u dekretua gjendja e jashtëzakonshme dhe rreth 40 shkolla u mbyllën në rajon. ''Aeroporti i Sofjes u mbyll në mëngjes për shkak të dëborës dhe qarkullimi në kryeqytet u bllokua'', njoftoi Bashkia. Rreth 160 lokalitete në vend kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhive të dëborës.(s.g/Atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›