Alienët “zbarkojnë” në Tiranë
Autori i Lajmit: red.
Filmi më i ri i aktorit Edi Mërfi do të shfaqet për dy javë, nga 4 shkurti, në ekranin e kinemasë ”Millenium 2”. Filmi me titulli "Meet Dave” (Takohu me Devin), është një komedi familjare me fantazi dhe aventurë, i regjisorit Brian Robbins, nën interpretimin e aktorëve Edi Mërfi, Elizabet Benks, Skott Kin, Gabriela Union, Ed Helms, etj.
Në qendër të filmit është një njeri jonormal, brenda të cilit qëndron një ekuipazh i tërë njerëzish të vegjël që kryejnë veprimet e zakonshme të një njeriu tokësor. Ky njeri i jashtëzakonshëm shfaqet nga një masiv meteori që bie nga hapësira në Central Park të Nju-Jorkut.
Në këtë film, imagjinata e autorëve është aq e shfrenuar sa ka zhvilluar jashtë mase dhe nanoteknologjinë. Kjo e fundit u lejon alienëve të ndërtojnë një anije kozmike me formën e Edi Mërfit. Pikërisht nëpërmjet kësaj anijeje me emrin Dave Ming Chang, kapiteni i saj, i interpretuar sërish nga Edi Mërfi, do të arrijë në Tokë për të eksploruar një botë të re, të mbushur me ndjenja të panjohura nga raca e tij. Njëra nga këto është dashuria, ndjenjë të cilën alienët e përkufizojnë si motorin lëvizës të planetit Tokë. Por misioni do të ndërlikohet, pasi gruaja tokësore me të cilën dashurohet kapiteni i anijes, kishte pësuar më parë vetëm zhgënjime nga historitë e saj të dashurisë.
Pas fjalëve që qarkulluan se Edi Mërfit i kishte ikur dëshira për t u marrë me filma dhe “Meet Dave” do të ishte filmi i fundit i tij, ai rikonfirmoi pjesëmarrjen në kinema të paktën deri në vitin 2010. Gjatë këtij viti ai do të jetë në dy filma të tjerë: “The incredible Shrinking Man” e në projektin ende pa titull “Romeo and Juliet”. Më herët publiku do ta shohë gjatë këtyre muajve edhe në filmat “Imagine That” e “A Thousand Ëord”.
Skeda e filmit
Titulli: “Meet Dave”
Regjia: Brian Robbins
Skenari: Rob Greenberg, Bil Corbett
Aktorë: Edi Mërfi, Elizabeth Banks, Scott Caan, Gabrielle Union, Ed Helms
Gjinia: Komedi familjare, fantazi, aventurë
Kohëzgjatja 90 min.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009