E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvendosja 5 Heronjve të Vigut, kundërshton opozita

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë konsideruar si të gabuar vendimin për të zhvendosur nga qendra e Shkodrës bustin e 5 Heronjve të Vigut. Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, tha se një nga mënyrat më të egra dhe barbare për të mohuar historinë, është i ashtuquajturi dehistorizimi i saj. “Për një paradoks të madh, në politikën e sotme në Shqipëri spikat një dukuri e egër dhe pa logjikë, mohimi i vlerave dhe simboleve antifashiste shqiptare. Kjo është një politikë konstante dhe, për fat të keq, shumë e egër dhe absurde e fragmenteve vendimmarrëse të partisë së mazhorancës aktuale, ku ndikimi i ish-kolaboracionistëve dhe pinjollëve të tyre është gati një hakmarrje e bashkëpunëtorëve të dikurshëm të fashizmit ndaj figurave të ndritura antifashiste. Kjo është tragjike. Shembulli më tipik i këtij fenomeni është heqja së fundi e përmendores së 5 Heronjve të Vigut, vepër e shquar monumentale e një prej skulptorëve më të mirë të vendit, Shaban Hadërit, nga sheshi qendror i Shkodrës, për të ngritur një shatërvan”, - tha Meksi, e cila shtoi se arsyetimet teknike nuk mbulojnë fobinë e madhe të ideatorëve të kësaj marrëzie. Edhe kreu i deputetëve të LSI-së e quajti të paprecedent këtë veprim. Ai theksoi se qytetarët e Shkodrës shumë shpejt do t i kthejnë në vend 5 Heronjtë e Vigut, duke mos i lënë në Varrezat e Dëshmorëve që janë kthyer në shesh plehrash.

Replika parlamentarësh

Olldashi – Braçes
“Mbylle gojën, palaço i vogël. Ulu, shko ulu dhe pusho”

Topalli
“Mos e luaj me dorë, se e prish”

Braçe
“Jozefina, të kam thënë mos e luaj me gojë se të bën dëm”
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›