Qeveria garanton se ekonomia shqiptare është e paprekur nga kriza
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, pas kthimit nga Forumi Ekonomik i Davosit, e cilësoi atë si një forum që bashkon elitën e biznesit botëror. "Forumi i Davosit ishte më botëror se kurrë më parë, shpirti i tij është debati i shpirtit të lirë dhe konstruktiv, i kremtimit të të vërtetave, i vizionit për të ardhmen", - u shpreh Berisha. Sipas tij, Davosi trajtoi shkaqet, masat dhe perspektivën e daljes nga kriza ekonomike botërore. "Thelbësore ishte vendosmëria për të trajtuar këtë krizë si një sfidë nga e cila duhet të dalë shembëlltyra e ekonomisë së shekullit XXI", - tha ai. Sipas tij, reagimi ndaj krizës është më i shpejti dhe më i bashkërenduari se kurrë më parë. "Në këtë forum u konsderua jetike krijimi i një bordi global rregullator të tregjeve, si dhe marrëveshja tregtare botërore",- shtoi Kryeministri. Sipas Berishës, edhe në vendet që nuk janë në krizë, kriza do të pasqyrohet. "Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, dhe jo vetëm ekonomia jonë, por edhe e dhjetëra vendeve të tjera. Ekonomia jonë mund të pësojë nga pasojat e krizës, por jo për shkaqe të natyrës së brendshme", - vazhdoi ai.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009