Gjirokastër, publikohet guida e kështjellës së qytetit
Autori i Lajmit: red.
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Gjirokastrës publikoi dje një fletëpalosje në gjuhën angleze për kështjellën e qytetit. Rajmond Kola, drejtor i kësaj zyre, tha se kjo është guida e parë e botuar enkas për kështjellën e Gjirokastrës dhe se ajo do të nxitë shtimin e vizitorëve të huaj. "Harta turistike e kështjellës, që përfshihet në guidë, ndihmon turistët e huajt në itinerarin e tyre brenda këtij objekti të stërmadh”,- pohoi Kola.
Sipas tij, turistët e huaj do të gjejnë në këtë guidë historinë e kështjellës si dhe të dhëna praktike që i duhen një vizitori.
“Guida do të botohet edhe në disa gjuhë të tjera, italisht, frëngjisht, greqisht”, theksoi Kola. Në fillim të vitit, ky institucion ka publikuar edhe një kalendar-arkiv të Festivalit Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2004”, ku janë vendosur edhe disa fotografi artistike me pamje nga qyteti i gurtë, të realizuara nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Vitin e kaluar qyteti i Gjirokastrës u vizitua nga rreth 9 mijë turistë.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009