E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alimadhi: Programi ynë për Shqipërinë e Madhe

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, hapi dje fushatën në Qarkun
e Fierit. Në një takim me mbështetës të kësaj partie, Alimadhi vuri në
dukje se në programin e Ballit Kombëtar, vendin më të madh e zë
çështja kombëtare dhe Shqipëria e Madhe. Duke u bazuar te parimet dhe
fjalët e krijuesit të kësaj force politike, te Mit‘hat Frashëri,
Adriatik Alimadhi tha se e vetmja forcë që kërkon zgjidhje të çështjes
çame, si dhe të Maqedonisë, është pikërisht Partia e Ballit Kombëtar.
Listën e PBK-së e kryeson Majlinda Toro, për të vijuar më pas me Arben
Nazërja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›