E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Lezhë, luftohet për një mandat

Nikoll Lesi zhvilloi dje në Zadrimë të Lezhës takime elektorale, ku
bëri të ditur se synon të jetë një prej shtatë deputetëve të Qarkut të
Lezhës, qark ku futen Mirdita, Kurbini dhe Lezha. Ai tha se "dy
deputetët e PS-së, Gjok Jaku e Gjovalin Kadeli, si dhe tre deputetët e
PD-së, Edi Paloka, Mark Marku dhe Paulina Hoti, janë deputetë të
sigurt, pasi elektorati i secilës palë, si majtas, ashtu dhe djathtas,
i voton meqenëse kanë një përqindje elektorati stabël prej 18 vjetësh
në këtë zonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›