Kandidimi, prefekti i qarkut jep dorëheqjen
Kandidimi për zgjedhjet e 28 qershorit e ka detyruar prefektin e
Qarkut Fier, Shahin Bejdaj, që të japë dorëheqjen. Ai është i pari në
listë nga Partia Agrare Ambientaliste. Sakaq, numri dy i prefekturës,
sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Verria, është e 13-ta në listën e
kandidatëve të Partisë Demokratike, po për Qarkun e Fierit.
Zyrtarizimi i këtyre emrave në listën e kandidatëve për deputetë, ka
bërë që prefektura e Fierit të përballet në dukje me një largim të
krerëve të saj. Ndërsa prefekti mësohet se ka kërkuar zyrtarisht
dorëheqjen nga posti që mban, nga ana e sekretares së përgjithshme të
prefekturës nuk është kryer një gjë e tillë. Gjithashtu edhe drejtues
të institucioneve të tjera në Fier, që bëjnë pjesë në listat e
deputetëve, nuk kanë dhënë dorëheqjen. I pyetur nga gazeta "Shqip",
prefekti Shahin Bejdaj ka pohuar se "që nga data 28 maj i kam dorëzuar
qeverisë shqiptare dhe kreut të saj, Sali Berisha, kërkesën e
dorëheqjes. Motiv i kësaj kërkese ka qenë pjesëmarrja ime në listën
për deputetë nga partia që unë përfaqësoj, Partia Agrare
Ambientaliste. Ende nuk më ka ardhur një vendim i qeverisë, por edhe
vetë e kuptoj se angazhimi im personal në fushatën elektorale të 28
qershorit nuk do të më mundësojë dhe nuk do të më lejojë kryerjen më
së miri të pozicionit që unë mbaja. Le të jetë qeveria ajo që do të
vendosë". Mjaft kandidatë në listat për deputetë nuk kanë lënë ende
postet drejtuese që mbajnë, si kreu e AKKP-së të Fierit, kreu i
"Albpetrol" etj.