Posta, shiten 1 milion e 100 mijë kuponë
Vetëm në rrjetin e Postës Shqiptare janë shitur 1 milion e 100 mijë
kuponë për letërnjoftim elektronik. Posta Shqiptare ka vlerësuar
maksimalisht procesin e pajisjes së qytetarëve me kuponë për
letërnjoftimet elektronike si një proces kombëtar, duke angazhuar të
gjitha strukturat e shërbimit postar në këtë proces. Në këtë mënyrë,
në të gjithë Shqipërinë shiten kuponë në të 551 zyrat postare, të
cilat mbulojnë të 470 njësitë e aplikimeve. Është drejt përfundimit
procesi i rimbursimit të pensionistëve në zbatim të VKM 366,
dt.15.04.2009. Deri tani ky proces ka përfunduar në masën 98% në
filialet e Postës Shqiptare Tiranë, Lezhë, Kukës, Korçë e Mat,
ndërkohë që në gjithë Shqipërinë janë rimbursuar mbi 80% e tyre.