E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alimehmeti: “Mund të merrnin më shumë”

"Elbasani tregoi vlerat e veta dhe mendoj se mund të kishim marrë më shumë". Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti nuk e fsheh edhe një lloj zhgënjimi pas barazimit 2-2 me Tiranën në kryeqytet. "Tirana tregoi forcë. Barazimi ishte i pëlqyeshëm për ne. Ne gjithmonë i shohim ndeshjet në vazhdimësi. Ekipi në përgjithësi është i konsoliduar. Objektivi i Elbasanit? Të ngjitet sa më sipër në renditje dhe të bëjë lojëra të bukura. Tirana? Unë jam trajner i Elbasanit dhe mendoj vetëm për Elbasanin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›