Teuta-Beselidhja 2-0: Mile i dhuron fitoren Miles

Vangjel Mile i dhuron fitoren Kristaq Miles. Djali con babain në ekstazë. Teuta fitoi pastër 2-0 me Besëlidhjen, mbretëreshën e merkatos dimërore me plot 11 lojtarë të blerë nga kampionati maqedonas dhe kosovar.
Skuadra e presidentit Hasanbelliu mori fitoren e dyten e fusheë e saj për këtë edicion duke e nisur vitin 2008 me hapin e duhur. Për ekipin durrsak fitorja ndaj Besëlidhjes ishte shumë e rëndësishme, pasi e ndau nga skuadra e Bajkos me tri pikë më shumë.
Përforcimet dimërore Mile, Caushaj, Hamzaj, Kotja dhanë efektin pozitiv për trajnerin e tretë sezonal të Teutës, Vangjel Mile. Besëlidhja vuajti nga harmonizimi i lojës në tërësinë e saj, kjo dhe për shkak të njohjes së pakët midis lojtarëve, por duhet theksuar se dhe blerja më e bujshme e lezhjanëve, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Marius Ngjela ishte në hije.
Në fraksionin e dytë të lojës vendasit e Miles u hodhën në sulm dhe krijuan një morri rastesh.
Ishte pikërisht sulmuesi i Shpresave, Vangjel Mile që hapi siparin e golave në minutën e 65-të, për të lënë radhën Labinot Halitit, i cili dyfishoi rezultatin dy minuta përpara përfundimit të takimit në minutën e 88-të, ndaj një Besëlidhje që luajti më shumë se 20 minuta me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të Ivanaj.
Kjo ishte edhe fitorja e 18-të e Teutës në 45 takime me Besëlidhjen, që nga ana e saj ka koleksionuar 11 fitore (15 takime janë mbyllur në barazim). Në fazën parë dy skuadrat e mbyllën takimin në barazim 0-0.
Në javën e 19-të Teuta do të udhëtojë drejt Shkodrës për t'u përballur me Vllazninë, ndërsa Besëlidhja do të presë në shtëpi Flamurtarin.