Hafizi: “Gabuam në momentet më kritike”

"Kishim mundësi të shënonim edhe më shpejt që dhe skuadra nga ana psikologjike të ishte më mirë". Trajneri i Tiranës, Astrit Hafizi i di gabimet e skuadrës së tij në barazimit 2-2 me Elbasanin në kryeqytet. "Gabuam në dy momente në mbrojtje dhe na kushtuan shumë. Duke pasur parasysh gjithë atë volum loje unë them se punuam me tepër se kundërshtari dhe ishim më përpara portës se kundërshtari. Elbasani u tregua më racional dhe në dy-tre raste që krijoi arriti të shënonte dy gola. Për ne u vështirësua shumë puna. Këtu ndikoi edhe ngarkesa psikologjike pasi prej skuadrës sonë pritej shumë. Lojtarët e rinj? Mohelebi kishte më tepër punë dhe ra më shumë në kontakt me topin, por edhe gaboi në disa raste. Kcira kishte më pak punë. Nuk mund t'i vlerësoj të gjithë njësoj, por mendoj se dhe ata ishin pjesë e skuadrës".