E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mile: “Goli i djalit tim? Fitoi Teuta”

"U munduam të bëjmë më të mirën dhe ia arritëm". Ky ishte konkluzioni i trajnerit të Teutës, Kristaq Mile, pas fitores 2-0 me Besëlidhjen. "Për fitoren kontribuan edhe lojtarët e ardhur. Lojërat tona do të vinë gradualisht duke u rritur, pasi edhe lojtarët kanë shumë pak kohë me njeri-tjetrin. Goli i Vangjel Miles? Rëndësi ka që fitoi Teuta, pasi djali im luan për fanelën e Durrësit dhe unë drejtoj po Durrësin". Trajneri i Beselidhjes, Neptun Bajko nuk foli per mediat sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›