Skela-Lala shkëlqejnë në Bundesligë

Ervin Skela ishte ndër më të mirët e Energi Kotbus pavarësisht humbjes 2-3 me Bajer Leverkuzenit. Skela ekektuoi mrekullueshëm një goditje standarde, ndërsa shqiptari i anulua një gol në minutën e 83 kur rezultati ishte ende 2-2.
Altin Lala një nga dy më të mirët e Hanoverit së bashku edhe me Frank Fahrenhorst në barazimin e cmuar 1-1 me Hamburgun në transfertë. Ky është konkluzioni i gazetës gjermane "Hannoverische Zeitung" në versionin e saj online haz.de. Mefsfushori shqiptar ishte shumë aktiv gjatë gjithë takimit
Karlsruhe e Edmond Kapllanit fitoi 2-0 me Nurembergun, ndërkohë që sulmuesi durrsak ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit, kur zëvendësoi australianin Xhoshua Kenedi në minutën e 84-t. Kenedi dha edhe asistin e golit të parë të realizuar nga Eichner, por edhe shënoi golin e dytë të Karlsruhes në debutimin e tij të parë me skuadrën e Edmund Beker.