Aliu: Encikloepedia do të ribotohet e rishikuar

Akademiku shqiptar, Ali Aliu në një prononcim për RTV "Ora News", tha se akademikët shqiptarë në seminiarin e Albanologjisë në Maqedoni kanë kërkuar tërheqjen e plotë të botimit të parë të enciklopedisë dhe botimin e një enciklopedie të përmirësuar. Akademikët shqiptarë kanë kërkuar një ekip të ri akademikësh për të hartuar enciklopedinë e re. Sipas Aliut, Enciklopedia e Maqedonisë është uzurpim i historisë. " Do të realizohet domosdoshmërisht një botim i dytë i enciklopedisë", tha ai.