E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet në Maqedoni, Ahmet pret Fouere

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimet politike dhe ecurinë e proceseve në prag të mbylljes së kompletimit të raportit të Këshillit të Evropës për përparimet e Maqedonisë. Ambasadori Fouere shprehu kenaqesinë për avancimet e proceseve në Maqedoni si në Parlament ashtu edhe në Qeveri dhe segmente të tjera të shtetit duke uruar që procesi i liberalizimit të vizave të finalizohet me sukses dhe qytetarët e Maqedonisë të fillojnë të shfrytëzojnë  benificionet  që dalin nga ky moment i ri në rrugën e Maqedonisë në proceset euro-integruese.

Gjithashtu Ambassadori Fouere informoi z. Ahmeti për ecuritë dhe teknikat e raportit mbi përparimet e Maqedonisë duke shpresuar se Brukseli do të vleresojë të gjitha të arriturat në këtë periudhë dhe krahas cilësimeve pozitive do t’u rekomandojë shteteve anëtare të unionit edhe caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anaresim të plotë në BE.

Kryetari Ahmeti duke falënderuar ambasadorin Fouere për të gjitha angazhimet e tij në favor të Maqedonisë, uroj dhe shprehu shpresën e  madhe që raportin të cilin me 14 tetor euroa-mbasadori do ta prezentojë në Parlamentin e Maqedonisë do jetë sihariq për qytetarët.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen e tyre se edhe për sa i takon kontestit të emrit me Greqinë do të gjendej një zgjidhje kompromisi, moment ky që do të lehtësonte shumë procesin e integrimit në Unionin Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›