EULEX: Asnjë hap që dëmton Kosovën
Kjo deklaratë vjen, pas reagimit të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçit në lidhje me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisë.
Liderët kosovarë kanë thënë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Por, në deklaratën për media të EULEX-it thuhet se aranzhimet me Beogradin janë “të natyrës teknike dhe kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës”.
Në komunikatë thuhet se këto aranzhime të nënshkruara në emër të EULEX-it janë një hap përpara për të përmirësuar sundimin e ligjit në tërë Kosovën. Misioni, thuhet në komunikatë, do të vazhdojë të kërkojë, bashkëpunim operativ për të gjitha çështjet, që lidhen me mandatin e tij.
“Megjithatë, në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se EULEX është këtu për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të ligjit dhe kurrë nuk do të ndërmerrte ndonjë hap që do ta dëmtonte Kosovën”, thuhet në deklaratën për media të EULEX-it. (rel/start)