E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndesin marrëveshjen EULEX-Serbi

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Kelly thuhet se Kosova është një vend sovran dhe ky protokoll teknik nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Kosovës në luftën kundër krimit ndërkufitar.

“Shtetet e Bashkuara, vazhdon deklarata, janë të kënaqura që janë pjesë e EULEX-it dhe vlerësojnë EULEX-in për kryerjen e misionit, në përputhje me autorizimin dhe vizionin e autoriteteve të Republikës së Kosovës”.

Kjo marrëveshje mes misionit të BE-së dhe Ministrisë serbe përgjegjëse për bashkëpunimin policor, respekton plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bashkëpunimi policor që do të konsolidohet nga kjo marrëveshje do të ndihmojë në luftën kundër krimit ndërkufitar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, një luftë për të cilën janë të angazhuara si Kosova edhe Shtetet e Bashkuara. (voa/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›