E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alket Islami bie në tokë

 

Alket Islami, me shallin e tij të zi në kokë, kësaj here nuk është parë në ajër por në tokë. Pikërisht para pak ditësh ai është fotografuar nga paparaci në plazhin e Drimatos, Dhërmi ndërsa nxitonte të mbaronte ca punë që i kishin mbetur. Ndërsa të gjithë dukeshin të zhveshur dhe gati për t’u zhytur, përkundrazi Alketi, njeriu i fluturimeve, nxitonte të fluturonte sërish, i veshur me çorape dhe atlete. Ai ka qenë i ftuar tek pub-i veror Lolly Pop, ndërsa bënte një fushatë promocionale në qiell të hapur në Dhërmi, Korçë, Himarë e në qytete të tjerë të Shqipërisë. Ej, Alket kujdes kur të ngjitesh!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›