E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ndjekje të Saimirit të FIKS-it

 

Edhe Saimir Kodra, nuk i ka shpëtuar fotografimeve të paparacit tonë, ndërsa kalonte pushimet në Himarë. Paparaci e ka fotografuar duke bërë shëtitje anës bregut të detit, dhe është fotografuar me pantallona të shkurta ngjyrë të kuqe. Ajo që bie në sy është vajza bionde në krah të drejtuesit të emisionit “Fiks fare” në “Top Channel”, një nga shfaqjet e pakta publike kjo, pas thashethemeve se Saimiri është fejuar dhe madje bashkëjeton me një vajzë bionde, për të cilën nuk është folur pothuaj fare. Ata janë fotografuar ndërsa paraditen e fundjavës së kaluar drejtoheshin drejt plazhit të Himarës, dhe janë parë si një çift shumë konfidencial, të përshtatur mirë me njëri-tjetrin. E dihet që Saimiri e ka shumë qejf ujin, notin dhe zhytjen në thellësi. Këtë pasion e ka shfaqur në plazhin e Dhërmiut, ndërsa është parë dhe fotografuar tek bënte xhiro me motor uji dhe pastaj zhytej e notonte, në thellësi. E ndoshta ky do të ishte sporti më i mirë për Saimirin, i cili duket se kohët e fundit ka vënë shumë bark, e ka shtuar ca si shumë në peshë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›