Sandër Gjoka, aventura me motor në Himarë
Pasi ka kaluar një natë koncerti në një nga lokalet e natës në Himarë, së bashku me Redon Makashin, Aleksandër Gjoka është parë në Himarë tek bënte xhiro me motor. Dhe në fakt komenti për këtë foto nuk vlen pasi imazhi flet qartë. Shpresojmë që këngëtari Gjoka, të mos ketë qenë nën efektin e alkoolit, edhe pse dihet tashmë dëshira e tij e pareshtur për alkoolin. Gjithsesi, ai gjithë verën e kalon me koncerte në orët e vona, që e bëjnë t’i kalojë ditët bukur në shoqërinë e miqve dhe aventurave të tilla, qoftë edhe me motor. Për tipin e tij alegro, dihet që të gjithë miqtë lënë kokën, dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që të marrë një shok me motor dhe t’u humbë nga sytë të gjithëve.