E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valton Krasniqi - Vajza që më ka tradhtuar

 

Këngëtari kosovar, që jeton në Zvicër heq dorë nga artistët me ngjyrë në klipin e fundit, që pritet të publikojë. Ai rrëfen për “Panorama Plus”, jetën në lëvizje që bën, dhe arsyet pse nuk mund krijojë një lidhje intime stabël:
Ajo quhet Jessica Herman, “Best top model” në Zvicër. E bukur, shumë ezmere, por tradhtare dhe e pabindur.
Edhe pse ka shkëmbyer shumë pak fjalë me këngëtarin Valton Krasniqi, ka të ngjarë që ky të mos i flasë kurrë më, sepse ajo e ka tradhëtuar, pikërisht në Zvicër, vetëm një natë më parë.
Kujdes! Pasi kjo është thjesht fabula e klipit “E imja s’je”, një baladë e ndjerë, me të cilën këngëtari kosovar Valton, fitoi pnë Tiranë, çmimin “Figura më e mirë mashkullore”.
Por topmodelja zeshkane Herman, është zgjedhur në fakt si shëmbëlltyra e ish-të dashurës, prej së cilës Valtoni ishte ndarë plot 5 vite më parë. Një histori që s’mund të harrohej lehtë,pasi ajo e kishte tradhëtuar.
Dhe jo pa qëllim sepse në atë vieoklip, ai bën figurë shumë të mirë. Nuk rebelohet, as bëhet i dhunshëm, siç do të bënin shumë djem të tjerë, por thjesht largohet.
Ka kaluar shumë orë, ditë, muaj,që nga ajo natë,kur e dashura e tij e tradhëtoi me tjetrin, dhe natyrisht që ai nuk mund ta harrojë krejt, është e rëndë. “Atëherë u përpoqa shumë ta riktheja lidhjen, ta hidhja pas krahëve atë çfarë kishte ndodhur, por ajo nuk reflektoi, kështu që vendosa të largohem prej saj”, tha Valtoni për “Panorama Plus”. Dhe kështu do të largohej jo 1 herë, por mijëra herë nëse fatkeqësisht do t’i punonin të tjera të dashura kështu. Sepse është tipi i tij, i butë. 
Tregon se në këngën, me tekst të Arsim Bonjakut nga Prishtina, thuhen fjalët e duhura për një ndarje të paqtë, edhe kur dikush të ka tradhëtuar”. Nuk kishte më vlerë, edhe pse u përpoqa ta riktheja atë lidhje, kështu që e vetmja gjë që duhet të bëja ishte të ikja”.
Tani pa të dashur: “Jam karrierist”
Para 1 viti ka qenë lidhja e fundit që ai ka pasur.
Ndonjë të re në lidhje me ndjenjat? “Jo për momentin jam vetëm pasi shpenzoj shumë kohë nëpër udhëtime. Jam duke bërë karrierë, dhe nuk kam kohë. Ndoshta më vonë do ta krijoj një lidhje,pasi kuptohet që për partneren duhet të shpenzosh kohë, përndryshe...”.
Shumë kohë e kalon në studion e tij në Zvicër, ose në shoqërinë e miqve të ngushtë me të cilët është rritur, të gjithë zvicerianë. Gjithashtu është shumë i afërt me familjen, prindërit, pesë vëllezërit dhe motrën e vetme, në familjen e madhe në Bazel, (Zvicër).
Klipi i ri dhe topmodelet e huaja
Ka vendosur të na e ndryshojë humorin dhe atmosferën. Do t’i rikthehet ritmit, që e karakterizin në muzikën e tij në klipet aq të pëlqyera “My love” dhe “Mos më provoko”. Me një klip veror, ku ka shumë topmodele supersexy dhe të veshura me rroba banje, det të qetë dhe rërë të nxehtë. “Nuk e kam vendosur ende se ku do t’i bëj xhirimet, në Shqpëri apo Zvicër, por gjithsessi kësaj here kam plan të vij krejt ritmik, për të sjellë një verë plot energji, ngjyra dhe ekpresivitet. Dhe më e rëndësishmja të heqë dorë nga bashkepunimet me këngëtarë e huaj me ngjyrë.
Udhëtime “nonstop” nëpër Europë!
Ai vjen shumë shpesh në Shqipëri, për t’u takuar me miqtë dhe mikeshat. Një prej mikeve me të cilat ai shoqërohet kur vjen në Tiranë eshtë Rozana Radi.Udhëtimet e tij të fundit janë për koncerte të ndryshme, kryesisht Gjermani, Zvicër, Suedi apo Maqedoni, ku ndodhet këto ditë. Kohët e fundit jam “nonstpop” nëpër Evropë, me koncerte të ndryshme. I lodhur, por dhe i kënaqur me duartrokitje dhe para, të cilat dëshiron të mbajë sekret. Por shumë kohë i mbetet për të punuar në studion e tij muzikore në Zvicër, ku punon për këngët dhe albumet e tij. Ata që e ndajnë nga muzika, janë miqtë e tij, që çuditërsht asnjëri nuk ështe artist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›