E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Leka: “E pranoj, jam tradhtar”

 

E pranon se është tradhtar, por nuk pranon se është ndier ndonjëherë i tradhtuar. Gjergj Leka ka nisur ca pushime totalisht të gjata, dhe mund të kthehet vetëm në shtator. Por vajza që e shoqëron mbetet enigmë. “E pranoj, jam një tradhtar i përhershëm, por gjithmonë tradhti bëj vetëm ndaj atyre që e meritojnë”, thotë Leka. Dhe se si duhet ta meritosh që të tradhtohesh nga Gjergj Leka, këtë e di vetëm ai. E rëndësishme është që ndihet mirë dhe eksperiencat ndoshta do ta mbajnë të ri. Pushime të tejzgjatura, për të cilat pranon të flasë shumë pak. E rëndësishme është që ai hyn në meshkujt e klikuar nga femrat. Edhe pse po iu afrohet 45-ve, ai nuk mund ta fshehë që është një “don zhuan” i pandreqshëm. I apasionuar pas muzikës dhe femrave, thuhet që ai shquhet për tipin e mashkullit që braktis lehtë. Sepse Gjergj Lekën nuk mund ta fusësh në xhep lehtë. Një gjë dihet për  muzikantin simpatik të viteve ’80-të, që gjithnjë ka qenë i afeksionuar pas biondeve. Tani që pas rikthimit në Tiranë, me ca sprova të mira të kaluara në jetë, ka nisur jetën e vërtetë. Atë që ndoshta do ta kishin zili të gjithë burrat e botës, të mbetet gjithnjë i ri. Madje, këtë ai as denjon ta fshehë, ndërsa mban një vëth në vesh, me simbolin e playboy-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›