Visi i “Big Brother” feston dy herë ditëlindjen
Ka qenë një tortë e çuditshme ajo me të cilën Visi i “Big Brother” ka shuar një qiri në formën e një pikëpyetjeje. Sepse Visi është tipi nga i cili mund të presësh diçka. Po ashtu ka bërë dhe festimin e ditëlindjes së tij, ndërsa në një tortë në formë iriqi, ndërsa ka festuar me një rreth shumë ngushtë miqsh, mes të cilëve shokët e ngushtë të “Big Brother”, mes të cilëve Ina dhe Poli, Shkëlqimi me bashkëshorten dhe Romina. Kjo ishte hera e dytë e ditëlindjes, pasi mësohet se një natë më parë ai e ka festuar 24-vjetorin e ditëlindjes me një mikeshë, të cilën preferon ta ruajë sekret. Po cilat ishin dhuratat që mori? Një parfum “Hugo Boss” nga çifti Ina dhe Poli, një orë nga Shkëlqimi, një t-shirt nga Romina. Pas festës ku kanë bërë shumë gallatë dhe janë argëtuar pa masë, pastaj kanë preferuar pishinat në pub-in e këngëtares Rozana Radi, në periferi të Tiranës. Kjo ishte një festë si për të kujtuar kohët e “Big Brother”, sidomos tani, që Visi pret të niset drejt Holandës, një mundësi kjo e krijuar nga “Top Media”.