Alket Rizai, anëtar i “Sindikatës së Krimit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia greke tha se është duke hetuar shqiptarin Alket Rizai, i arratisur dy herë me helikopter nga burgjet helene, për lidhje me organizatën kriminale famëkeqe "Sindikata e Krimit". Lajmi është bërë me dije nga policia greke, e cila tha se telefoni celular i përdorur nga Alket Rizai gjatë dhe pas arratisjes së dytë nga burgu Koridhalos, është në emër të shtetasit grek Jorgos Tromboukis, anëtar i kësaj bande kriminale. Alket Rizai kishte në përdorim makinën e një biznesmeni grek, ish-pronar i një buzuku në Atika, i cili është vrarë me armë në qershorin e vitit të kaluar. Makina e blinduar iu dha Rizait nga vëllai i biznesmenit të vrarë. Ky i fundit besohet se ka pasur rol kyç në rrëmbimin e manjatit të anijeve të transportit detar në Athinë, i cili u mor peng dhe për lirimin e tij u kërkuan 10 milionë dollarë. Policia greke tha se po heton vëllanë e biznesmenit të vrarë për organizimin e strehimit të Alket Rizait pas arratisjes së tij të dytë spektakolare nga burgu Koridhalos. Rizai, e dashura e tij dhe një shqiptar tjetër, dolën dje para gjykatës në Athinë ku u akuzuan për krim të organizuar, rrëmbim avionësh dhe një sërë veprash penale të rënda. I shumëkërkuari 33-vjeçar, nga Ballshi, u arrestua të hënën në mëngjes, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar menjëherë pas arratisjes me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në shkurt 2009.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009