Si të mbrojmë zemrën nga infeksionet?
Autori i Lajmit: Redaksia
Mikrobet dhe infeksionet që vijnë prej tyre prekin edhe zemrën. Një ndër infeksionet më të shpeshta që shfaqen është endokarditi. Endokarditi është një infeksion, në pjesën më të madhe të rasteve me origjinë bakteriale e endokardit, ose më saktë e qelizave të endokardit.
Çfarë ndodh?
Dëmtimet tipike të endokarditit janë disa masa amorfe me dimensione të ndryshme, që shërbejnë si terren i përshtatshëm për shumimin e mikroorganizmave. Strukturat kardiake më të prekshme janë valvulat, në veçanti ajo mitrale dhe aortale, gjithsesi infeksioni mund të prekë edhe pjesë të tjera të zemrës. Shkaktarët kryesorë të ësaj sëmundje janë microbe, si: streptokoku, stafilokoku, enterokoku, por dhe mykobakteret si klamidia apo mikoplazma.
Si shfaqet sëmundja?
Ka dy lloje endokarditi infektivë. Së pari, është forma akute që bashkëshoqërohet me shenja të rënda toksike, të shkaktuara nga agjentë viralë, të cilët ndërfuten te valvulat, duke u dhënë origjinë proceseve inflamatore. Ndërsa forma subakute shkaktohet nga mikroorganizma pak viralë, që fiksohen në valvulën kardiake.
Në pjesën më të madhe të rasteve, mikroorganizmat vijnë nga goja, rrugët e sipërme të frymëmarrjes, koloni dhe aparati urogjenital. Kalimi i tyre në aparatin e qarkullimit të gjakut, favorizohet nga ndërhyrjet odontotare, trauma të lëkurës, ekzaminime endoskopike në nivel të kolonit, ndërhyrjet në rrugët urinare, katetere të hemodializës etj.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e endokarditit mund të shfaqen në mënyrë të heshtur dhe janë të ndryshme. Pacienti mund të ketë temperaturë e pashpjeguar, të dridhura, ethe dhe djersë sidomos gjatë natës, që janë shenja të një infeksioni sistemik. Mund të shfaqen shqetësime të përgjithshme si: anoreksia, lodhje, dobësi e përgjithshme, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. Mund të shfaqen shenja neurologjike, dhimbje mesi, kraharori, hematuri. Zakonisht shenjat për gati 4-8 javë, përpara se të formulohet një diagnozë. Të rrezikshme janë shenjat neurologjike, që vijnë si pasojë e embolive në gjak që arrijnë sistemin nervor, duke shfaqur simptoma neurologjike si gjendje konfusionale, por dhe sëmundje si meningjiti etj.
Si vendoset diagnoza?
Diagnostikimi me saktësi i pranisë së endokarditit infektiv, mund të jetë mjaft i vështirë. Në praktikën mjekësore diagnoza është shpesh më tepër e dyshuar, se sa e saktësuar. Kjo ndodh sepse simptomat me të cilat shfaqet mund të variojnë ndjeshëm, ose mund të jenë të krahasueshme me të tjera diagnoza të mundshme. E nevojshme për diagnozë është ekokardiograma transezofagiale, test seirologjik dhe sidomos hemokultura.
Si kurohet?
Nëse është e mundur për trajtimin e endokarditit duhet të përdoren antibiotikë antibakterial pas identifikimit të mikrobit përgjegjës, gjë që jo gjithmonë është e mundur. Kur agjenti patogen është i panjohur, zgjedhja e trajtimit me antibiotik duhet të varet nga karakteri akut i kuadrit klinik. Për gati një të tretën e rasteve, trajtimi më i mirë i endokarditit kërkon ndërhyrje kirurgjikale, por kjo duhet bërë pasi pacienti të jetë trajtuar për infeksionin, pasi ti ketë rënë temperatura, nëse është e pranishme. Endokarditi është ndër të paktat sëmundje infektive, që nëse nuk trajtohet në kohë, mund të ketë pasoja mjaft serioze dhe për jetën e pacientit.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009