E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2010-2013, paratë për rrugët, arsimin e shëndetësinë

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Projektbuxhetin afatmesëm deri në vitin 2012, Kryeministri Berisha e përkufizoi si një projekt që ka si prioritet kryesor përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pas miratimit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim. “Buxheti afatmesëm 2010-2012 është buxhet i projekteve të mëdha, rruga e Arbrit me gjithë tunelin e parë 3.2 km apo 3.7 km, autostrada Tiranë- Elbasan, Boshti i Jugut. Po ashtu, pritet të zbatohen edhe dy projekte ku parashikohen tunele mbi 3 kilometra dhe financimi i të cilave sipas Kryeministrit Berisha është i garantuar. “Ky buxhet, është buxheti i rritjes së rrogave dhe pensioneve, i një politike konstante të kësaj qeverie. Buxheti i përgjigjet pikë për pikë projektit tonë të Shqipërisë dixhitale”, tha Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë. ”Unë dua të garantoj se buxheti do të mbështesë fuqishëm çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit në BE. Do të trupëzohet në një me të gjitha llojet e detyrimeve nga ky proces. Ambicia jonë është e madhe. Të parakalojmë disa vende të BE-së, gjatë këtij mandati, se tjetri me sa duket do të jetë i anëtarësimit përfundimtar. Vendimi dëshmon se qeveritë e vendeve anëtare kanë besim të plotë te kjo qeveri”, u shpreh Berisha. Projektbuxheti afatmesëm ka disa prioritete kryesore, që përveç rritjes së mëtejshme të pagave dhe pensioneve dhe uljen e deficitit buxhetor me 3 për qind, sa niveli i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe në buxhetin afatmesëm 2010-2013 Qeveria ka menduar ti japë më shumë prioritet dy sektorë kryesorë, siç janë arsimi dhe shëndetësia, ndërsa për pensionet parashikohet që në fund të vitit 2013 të jetë përmbushur qëllimi port ti barazuar me pagat. Në buxhet citohet se këta sektorë kanë një ndikim të rëndësishëm në nivelin dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Për sa i përket kësaj të fundit, për vitin 2010 parashikohet një rritje ekonomike në nivelin 6.1% dhe mbajtjen e inflacionit ne kufirin 2-4% nëpërmjet harmonizimit të politikave fiskale dhe atyre monetare.

Taksat

Parashikohet që taksat të mos pësojnë rritje këtë vit. Në këto tre vite parashikohet që të ulet dhe eliminohen taksat doganore në përputhje me direktivat e OBT dhe BE dhe rritjen e akcizës për mallra specifike me qëllim reduktimin e këtyre efekteve negative në buxhetin e shtetit. Një nga pikat e forta në buxhet është edhe reduktimi ii bizneseve informate, duke synuar përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave tatimore e doganore, dhe po ashtu të uljes së evazionit fiskal në masën 2-3 për qind.

Ministria e Arsimit

Fondi për Ministrinë e Arsimit do të përdoret, jo vetëm për rritjen e pagave, por edhe për trajnime. Kështu, në buxhet është parashikuar që 450 drejtorëve të shkollave, tu sigurohet trajnimi, ku kostoja për një drejtor kap shifrën e 33 mijë lekëve. Trajnimi i punonjësve të Ministrisë së Arsimit, apo dhe të drejtorisë së Arsimit, në qendër, por edhe DAR/ZA në kuadër të sistemit EMIS me kosto totale 10 milionë lekë. Pjesa tjetër e fondit të destinuar për Arsimit do të shkojë për rikonstruksionin e shkollave, por dhe blerjen e pajisjeve shkollore. Ndërtimet e reja dhe konstruksionet në Ministrinë e Arsimit dhe DAR/ZA kapin shifrën e 26 milionë lekëve.

Ky lajm është publikuar: 19/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›