Urdhri Zhani Ciko, Kalorësi i Arteve dhe Letrave
Autori i Lajmit: Redaksia
“Violinist virtuoz dhe dirigjent orkestre i talentuar, i cili edhe nën diktaturë ka arritur të transmetojë dashurinë dhe mjeshtërinë e muzikës, megjithëse vendi ishte i bunkerizuar. Prej vitit 1991, ai ka dirigjuar orkestra në Austri, Francë, Itali, Hungari. Në Tiranë, ju ishit i pari dirigjent shqiptar që drejtuat në stinën e koncerteve ndërkombëtare “Allegretto Albania”. Shqiptar dhe evropian, por gjithashtu francez në zemër, ju gjithmonë i keni dhënë krijimit francez, artit francez, pjesën e duhur në programacionet kulturore të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, që ju drejtoni”. Kështu e ka cilësuar ambasadorja e Francës profesor Zhani Cikon, ndërkohë që i dorëzonte çmimin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”.
Ceremonia
Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Ambasadën Franceze, kryediplomatja franceze në Tiranë, Françoise Bourolleau, në vijim të argumentimeve të këtij çmimi që vlerëson drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, tha: “Ju gjithmonë keni kërkuar dhe mbështetur bashkëpunimin me Ambasadën për vënien në skenë të operave, baleteve dhe koncerteve me pjesëmarrjen e artistëve të njohur franceze ose të dirigjuar nga mjeshtra francezë të njohur. Ndër të tjera do të përmendja operan “Faust” e kompozitorit Gounod, Carmen e Bizet, krijimin e Karine Saporta, baletin “Coppelia”, bashkëpunimi me skenat operistike franceze, ku spikat bashkëpunimi me operan e Marsejës. Në këtë kuadër shpresoj që vitin e ardhshëm, opera e Tiranës të mirëpresë koreografin e njohur Angjelin Prelocaj. Për talentin tuaj, për punën tuaj mishëruar në favor të arteve skenike dhe muzikës, për veprimin tuaj të vazhdueshëm në promovimin e kulturës franceze, kam nderin dhe kënaqësinë tju transmetoj në emër të Ministrisë së Kulturës dhe Komunikacionit, titullin Kavalier i urdhrit kombëtar të Artit dhe Letrave”.
Urdhri i Arteve dhe Letrave
Urdhri i Arteve dhe Letrave është një dekoratë nderi franceze, e cila, e menaxhuar nga Ministria e Kulturës Franceze, vlerëson: "Individët të cilët dallohen nga kreativiteti i tyre në art dhe literaturë ose për kontributin që ata kanë dhënë për zhvillimin e Arteve dhe Letërsisë në Francë dhe në mbarë botën. Ky urdhër dallohet nga dy elementë themelorë: Së pari, nga kualiteti i anëtarëve të saj dhe nga kontingjenti vjetor shumë i reduktuar. Urdhri i Arteve dhe Letrave është vendosur në 2 maj 1957 (Dekreti nr 57-549 të muajit maj 2, 1957 mbi themelimin e organizatës së Arteve dhe letërsisë). "E respektuar dhe e dëshiruar nga artistë, shkrimtarë, krijues" sipas formulimit të André Malraux. Ky titull ishte një nga katër titujt ministrorë të Meritës. Urdhri i Arteve dhe Letërsisë përfshin tre gradë dhënë me dekret të ministrit të Kulturës, pas konsultimit me prefektin dhe Këshillin e Avokatëve të Arteve dhe Letërsisë: Grada e kalorësit, grada e oficerit dhe grada e komandantit. Ndër personalitetet që kanë marrë këtë Urdhër janë: Sherrill Milnes, Ion Caramitru, Rudolf Nureyev, Amanda Lear, George Clooney, Vanessa Paradis, etj.
Zhani Ciko
I diplomuar për violinë më 1967 në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, pas përfundimit të studimeve punon si solist dhe Koncert-Maestër në orkestrën e T.O.B-it dhe në Filarmoninë Shqiptare, ku midis të tjerash interpreton për herë të parë disa nga veprat madhore të literaturës violinistike shqiptare. Në periudhën 70-73 është drejtor artistik i TOB-it në Tiranë. deri në ndalimin e daljes në skenë nga regjimi monist i kohës, çka solli edhe ndërprerjen e karrierës së tij artistike për një periudhë gati 15-vjeçare. Ai u largua si i padëshirueshëm nga Teatri i Operës në periudhën e famëkeqit Pleniumi i 4-të i Partisë. që goditi shumë intelektualë dhe artistë. Si një nga të cilësuarit “artistë liberalë” për shkak se nuk mohoi “Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH” dhe nuk bëri autokritikë për shfaqjet e modernizimit në art dhe letërsi ku ai punonte, u caktua në Patos. Në qytetin e Patosit, ku u dërgua për riedukim në periudhën e përndjekjes për pikëpamjet e prirjet e tij të konsideruara nga regjimi si “moderniste”. ai zhvilloi veprimtari në shkollat “Mustafa Matohiti” dhe “Mehmet Shehu” si mësues i thjeshtë i muzikës. Me vullnetin e tij dhe i përkrahur nga dashamirës të artit në Patos, ngriti rrethet artistike pranë pallatit dhe i zhvilloi të gjitha ato pa pranuar asnjë shpërblim. Shumë muzikantë të rinj në rajon, rrethin e Fierit, etj më vonë u bënë artistë dhe intelektualë duke u përgatitur nga kultura dhe aftësitë artistike të tij. Ai u bë i pari drejtues i qendrës kulturore të fëmijëve në Patos (ish shtëpia e pionierit) dhe inicioi ngritjen e cirkut që më pas u bë një qendër më vete. Me 1979 është pedagog i violinës e më pas drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Më 1989 emërohet drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Përveç aktivitetit intensive me orkestrën e tij, Zhani Ciko ka drejtuar “master class” në Itali, Francë, Hungari etj. Ai është anëtar i përhershëm i disa jurive ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë vendit. Karriera e gjatë e profesor Zhani Cikos, vazhdon me një sërë aktivitetesh të tjera dhe krijimtarie të pasur, ndërsa drejton me sukses TOB-in.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009