E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alket Rizai nis gjykimi per arratisjen spektakolare

Procesi

Filloi te merkuren procesi i gjykimit te Alket Rizait per arratisjen kinematografike me helikopter nga burgu i Koridhalose me 22 shkurt 2009. Ne banken e te akuzuarve ishin ulur pervec tij edhe Aspasi Mitropia si dhe nje cift tjeter shqiptaresh qe akuzohen per strehimin dhe fshehjen e kriminelit. Sipas mediave greke ne proces mungonte Vasil Paleokosta i cili mbetet i zhdukur ketu e 20 muaj qe prej arratisjes se tij. Ben pershtypje fakti se Rizai mundohej te mbronte Aspasine sa here qe behej ndonje referim per te gjate gjyqit.

Ne gjyq deshmoi edhe piloti i helikopterit i cili nuk e njohu gruan me emrin Aleksandrova e cila mori me qira helikopterin duke thene ne menyre karakteristike Nuk marr dot nje njeri ne qafe nese nuk jam plotesisht i sigurt.

Piloti Ilias Theofilo ishte akuzuar ne fillim per bashkepunim ne arratisje por me vone u la i lire.

Ne vazhdim deshmoi nje punetor roje i avllise se burgut i cili gjithashtu sepse nuk mundi te njihte Sulen pasi sic tha gruaja qe ishte ne helikopter kishte vene ne koke kapuc.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›