E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durresit Xhevaire Gashi Biseda e fundit me Avniun

Procesi

Nena e Avni Gashit i ekzekutuar nga banda e Durresit me 13 tetor 2005 ne Tirane ka deshmuar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda duke treguar edhe biseden e fundit me te. Xhevaire Gashi tha se diten qe ndodhi ngjarja Avniu u nis ne Tirane per te pare ndeshjen e futbollit midis Shqiperise dhe Turqise. Me tha se do te shkonte ne Tirane per te pare ndeshjen e futbollit vijoi e moshuara ndersa pyetjes se prokurorit se kush e kishte telefonuar Xhevairja tha se nuk e mbante mend. Gjate deshmise se dhene e moshuara Xhevaire Gashi nuk u eshte permbajtur deklarimeve te dhena ne fazen e hetimit ku eshte shprehur se Indrit Dokle e kishte telefonuar Gashin duke i kerkuar qe te shkonte ne Tirane. Xhevairja ka treguar para trupit gjykues se nuk i kujtohej emri i shokut te djalit te saj duke vazhduar te tregoje rrethanat e bisedes se fundit qe ka bere me djalin ne 13 tetor 2005. E pyetur nga prokurori Anton Martini nese e njihte te pandehurin Indrit Dokle e moshuara eshte shprehur se ai ka qene shok me Avniun dhe se ne dasmen e tij Dokle ka qene i pranishem. Doklen e kam takuar kur eshte martuar djali dhe qe prej asaj dite nuk e kam pare me vijoi Xhevairja ndersa qendrim te kundert me thenien ka mbajtur edhe vellai i Avniut Azemi i cili gjate deshmise se tij ka shkembyer replika me prokurorin lidhur me tonalitetin e zerit. Nuk e kam idene se kush e telefonoi Avniun diten e ngjarjes duke i kerkuar qe te shkonte ne Tirane tha Azemi. Nderkohe deshmia e tij eshte kundershtuar nga prokuroria e cila ka lexuar theniet e procesverbalit te pyetjes se Azem Gashit i cili ka pohuar se nena e tij i kishte treguar se Avniu kishte shkuar ne Tirane pasi e kerkonte Indrit Dokle. Prokurori Anton Martini e ka pyetur deshmitarin edhe per vrasjen e Klodian Saliut ku ai se bashku me vellain Avniun kane qene deshmitare pasi e kane ndihmuar policine per zhvendosjen e nje makine nga rruga dhe se ne vendngjarje ai ka pare nje trup te shtrire ne autostrade. Mirepo pavaresisht pyetjeve te prokurorise deshmitari eshte shprehur ne gjykate se nuk mbante mend asgje lidhur me kete ngjarje.

Vrasja e Avni Gashit rrefehet si me gjakftohta e kryer nga grupi i rivalit te Lul Berishes Indrit Dokle. Sipas deshmise se te penduarit Adriatik Coli Dokle mendonte se Gashi ishte personi qe kishte tradhtuar Klodian Saliun te Lulzim Berisha dhe per kete gje duhej te vdiste. Ne kete kohe banda kishte nje shtepi te 21 Dhjetori ne Tirane. Indriti i telefonoi Avniut dhe i tha qe te vinte te shtepia jone dhe ai erdhi. Ne ate kohe ne shtepi gjendeshim une Indrit Dokle Kujtim Buna Sardian Sulejmani. Indriti e pyet edhe njehere Avni Gashin per vrasjen e Klodian Salihut dhe Avni Gashi po tregonte ngjarjen ashtu sic e kishte treguar me pare. Ne nje moment Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qelloi me pistolete ne koke. Me pas ne e morem trupin e tij dhe e vendosem ne bagazhin e makines se Indrit Dokles dhe njekohesisht pastruam vendin. Trupin e hodhem afer nje lavazhi anes rruges Tirane-Durres nga rruga e vjeter thote Coli ne deshmine e tij per vrasjen e ndodhur me 13 tetor te vitit 2005.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›