E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton operacioni per kapjen e dy te kerkuarve

Pasi perplasen makinen e policise braktisen mjetin te Stacioni i Trenit dhe u larguan ne kembe Policia qellon tre here ne ajer tmerr mes qytetareve te Tiranes

Forcat speciale te Drejtorise se Pergjithshme kane deshtuar ne kapjen e dy personave te kerkuar pavaresisht se operacioni ka tmerruar qytetaret ne zonen e Stacionit te Trenit ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare kur ata po ndiqeshin nga forcat policore teksa udhetonin me nje mjet. Policia ka qelluar ne ajer per te ndaluar te kerkuarit por ata jane larguar me shpejtesi dhe kane humbur gjurmet.

Qytetaret te cilet ndodheshin mesditen e se merkures prane Stacionit te Trenit kane pare nje ndjekje spektakolare te nje mjeti Mercedes Benz. Afer stacionit te trenit dy persona kane zbritur nga makina dhe jane larguar ne drejtim te njerezve. Menjehere disa punonjes civile dhe te perforcuar nga ata me uniforme kane vrapuar ne drejtim te tyre me qellim kapjen por nuk kane arritur ta bejne nje gje te tille. Disa prej punonjesve te policise kane qelluar ne ajer duke i kerkuar te larguarve qe te ndalojne. Duke thirrur policia ata nuk kane mundur te kapin asnjerin prej tyre. Nga ana tjeter qytetaret banore te zones dhe kalimtare jane tmerruar nga krismat dhe kane kerkuar te dine se cfare po ndodhte. Menjehere jane vene ne dijeni se ishin forcat e policise te cilet po kerkonin dy persona qe ishin larguar me shpejtesi. Kjo i ka qetesuar disi qytetaret te cilet deklarojne se ata kishin qelluar tre here ne ajer. Me pas forcat e policise jane larguar nga vendi i ngjarjes dhe kane vazhduar ndjekjen e dy personave qe kishin braktisur mjetin e tyre. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e Komisariatit nr. 3 qe jane njoftuar nga koleget duke kryer te gjitha veprimet e nevojshme per makinen e braktisur.

Sipas te dhenave nga policia e cila eshte treguar e rezervuar per kete ngjarje mesohet se dy te kerkuarit ishin objekt hetimi per Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Ata i kane mbajtur nen vezhgim dy personat te cilet do ti arrestonin dhe kur kane dashur te nderhyjne jane pikasur prej tyre. Ne keto kushte dy protagonistet e ngjarjes kane perplasur makinen e policise me mjetin e tyre Mercedes Benz ngjyre gri me targa te Tiranes dhe me pas e kane braktisur duke u larguar ne kembe. Policia i ka identifikuar te dy autoret e ngjarjes por nuk ben te ditur emrat e tyre dhe as arsyen pse kerkoheshin nga Drejtoria e Pergjithshme. Burimet policore tregojne se pas arratisjes forcat speciale kane ushtruar kontroll ne banesat e tyre nderkohe qe mjeti eshte sekuestruar por nuk i kane gjetur ne banese. Madje policia po mban nen vezhgim banesat e te kerkuarve dhe ka negociuar me familjaret per dorezim.

Ne lidhje me kete operacion i cili ka deshtuar pasi nuk u arrit te kapen dy te kerkuarit burgimet nga grupi i punes thane se kerkimet ne kete zone jane intensifikuar por ata duke shfrytezuar mbipopullimin kane arritur te fshihen dhe te largohen pa lene gjurme. Menjehere pas ngjarjes mesohet se eshte bere edhe nje analize ne Drejtorine e Forces se Posacme ku eshte diskutuar me drejtuesin e operacionit. Policia tha se vazhdon kerkimi per gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›