Borxhi leve pas koke 34-vjecarit
Borxhi dyshohet se eshte motivi i nje plagosjeje te rende te ndodhur ne Kamze dy dite me pare. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare nderkohe qe policia ka arrestuar autorin e dyshuar. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes thane se nje person i akuzuar per plagosje te rende ne Kamze eshte arrestuar nga policia ne oret e vona te se merkures. Burimet e policise thane se specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes arrestuan ne flagrance shtetasin Argent Luan Doci 29 vjec banues Valias Kamze. Policia njoftoi se arrestimi i ketij personi u krye sepse rreth ores 1530 ne Kamze pasi dyshohet se ka goditur me leve pas koke 34-vjecarin Dashamir Lama i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane. Ai ndodhet i shtruar dhe sipas mjekeve eshte ne gjendje te rende shendetesore. Sipas te dhenave nga grupi hetimor i demtuari mendohet se i ka pasur borxh rreth 500 mije leke te dyshuarit te arrestuar. Te pakten keshtu ka pretenduar i arrestuari i cili dyshohet se e ka goditur 34-vjecarin me leve. Materialet procedurale te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Tiranes per vepren penale te plagosjes se rende me dashje.