Rama Ra nje mur radhen e ka Kosova
Vendimi i Parlamentit Europian per liberalizimin e levizjes se qytetareve shqiptare drejt hapesires Shengen eshte pershendetur dje edhe nga kreu i Partise Socialiste Edi Rama. Ne nje konference per shtyp ai e ka cilesuar diten e djeshme si nje dite e bukur per Shqiperine. Permes fjaleve te thena me kete rast nuk kane munguar edhe nuanca te mesazheve simbolike qe konfirmojne perqafimin nga PS te vlerave universale te ligjeruara nga e majta europiane. Ne shpresojme shume qe pas kesaj Franca e lirise barazise dhe vellazerimit nuk do te ndahet nga vendet e tjera kur kjo vote e Parlamentit Europian te marre forme perfundimtare ne Keshillin e Ministrave te Bashkimit Europian tha lideri i opozites shqiptare. Rama ka prekur keshtu edhe nje problem ende te pazgjidhur deri ne fund per sa ai perket procesit te liberalizimit e qe eshte qendrimi i rezervuar i Frances. Pertej fjaleve pozitive per qytetaret e Shqiperise kreu socialist nuk ka munguar qe te kujtoje edhe Kosoven e cila mbetet aktualisht i vetmi shtet ne Ballkan qe eshte e perjashtuar nga e drejta e levizjes se lire drejt BE-se. Sot eshte dita per te shprehur jo vetem kenaqesine e jashtezakonshme qe me ne fund muri i vizave ra per qytetaret e Shqiperise e te Bosnjes por edhe per te bere apelin qe ky mur te mos vonoje te bjere edhe per qytetaret e Kosoves te cilet vertet jetojne ne nje shtet te ri por kane njesoj si gjithe te tjeret te drejten te levizin lirisht ne Europen e popujve te lire deklaroi ai. Si pergjithesim i mesazhit te tij kreu socialist ka shfrytezuar sfondin e vertete qe motivon kete hapje te Europes dhe qe eshte renia e kufijve. Sot kane fituar shqiptaret ka fituar edhe vete Europa e cila eshte cliruar me ne fund nga ankthet e makthet e kufijve te mbrojtur prej te huajve qe dolen prej njezet vjetesh ne driten e lirise... deklaroi ai.