E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë “Ok” paketës fiskale

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë gjatë mbledhjes së sotme i ka dhënë “OK” paketës së re fiskale. Miratimi i kësaj pakete do të pasohet nga ulja e akcizës për birrën, një lehtësi kjo për bizneset e birrës.

Gjithashtu në paketë përfshihet heqja e taksës doganore për makinat. Pra makinat që do të importohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të paguajnë taksë doganore.

Kjo paketë përfshin edhe lehtësira për biznesin fason, pasi do të hiqet dogana për veshjet, me hyrjen në fuqi të ligjit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›