E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu në Hollywood, Minarolli takime me producentë filmash

Hyrja e Skënderbeut në Hollywood është një realitet.
Nëse do të realizohej filmi Skënderbeu nga regjisorët hollivudianë ka si referencë regjisorin e famshëm të temave historike Skot për ta prezantuar me monumentalitetin që kërkon. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli pritet te vizitojë një nga studiot me prestigjoze të prodhimit të filmave në SHBA dhe në takimin me regjisorin e temave historike t'i propozojë seriozisht realizimin e filmit për Skanderbeun.
Realizimi i filmit Skëndebeu tanimë u mbetet profesionistëve të kinemasë pas deklaratës dhe mbështetjes së personalitetit shqiptaro amerikan të Dio Guardit .
Që Tirana të shndërrohet në një metropol kulturor të turizmit kinematografik, kineasti Minarolli vlerëson se duhet të ndjekë modelin rumun që është më i preferuari si shesh xhirimi për studiot e Hollivudit. Për filmin Skënderbeu do të angazhohen stafe të tëra aktorësh dhe të krijohen lehtësira të jashtzakonshme nga shteti shqiptar për produksionin amerikan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›