Decentralizim apo “riorganizim territorial”? (2)

Në dritë të re, kur Serbisë i duhet BE-ja kurse Kosovës njohja nga Beogradi, pra “pajtimi për pavarësi”, që do ta shpinte me automatizëm në East River, duket se palët, të themi me telepati, janë më afër se kurrë një marrëveshjeje, dhe kjo nuk paraqet kurrfarë sekreti. “Riorganizimi territorial” ka të bëjë me “zgjidhje kreative” në veri (si modele për kompromis përmendet modeli i Tirolit Jugor) – deri në mundësinë e këmbimit të territoreve, pra këmbimin e pjesës veriore të Kosovës, pa qytetin e Mitrovicës me Luginën e Preshevës pa Bujanocin.
Kjo zgjidhje megjithatë është më humania dhe më e natyrshmja në aspektin etnik, historik dhe që krijon kohezion politik dhe prodhon stabilitet në rajon, më parë duhet ta sigurojë mbështetjen e fuqishme amerikane, sepse për këso zgjidhjeje radikale, por të mëndafshtë, duhet përmbushur një parakusht, pos lidershipëve të emancipuar, edhe njohje reciproke e dy shteteve, që marrëveshja eventuale të fitonte garant.
Kështu që Serbia në këtë vazhdë është përpjekur maksimalisht që të relativizojë çdo mundësi për involvimin e Kosovës Lindore, përkatësisht jugut të Serbisë në këtë “riorganizim territorial”, që do të ridefinonte kufijtë ndërkombëtarë të dy shteteve. Ndërkaq që lidershipi kosovar ka drojë nga aleatët që ta “fusë në lojë” këtë opsion, si argument se ç‘është e Kosovës nuk mund t’i lihet Serbisë, nëse Serbia nuk ia lë Kosovës atë që pretendon se është e saj...
Mirëpo herdokur për ekuilibrimin e forcave në rajon, Lugina historikisht kosovare, që është vënë në vitet ’50 nën juridiksionin e Serbisë, do të jetë pjesë e pazarit politik për paqe të qëndrueshme. “Kosova Lindore” tashmë e ka një dokument të njëanshëm, referendumin për bashkëngjitje me Kosovën. Dhe nëse diplomacia e përbotshme i druan efektit domino, atëherë Serbia i ka “dy Kosova” latente, Vojvodina që gjatë komunizmit gëzonte statusin e njësisë federale po sikur Kosova dhe Sanxhaku, ku pas themelimit të Këshillit Kombëtar nga kryeimami Muamer Zukorliq, vlimeve atje u vjen erë qetësie para stuhisë. Por nuk duhet harruar as një vatër zjarri të mbuluar me hi (Krahina e Timokut); dhe në aspektin e stabilitetit rajonal, këtu në secilën variant del në pah “Maqedonia Perëndimore”.
Duke u nisur nga ky realitet opsioni më realist dhe më i qëndrueshëm në këtë, ta themi, ripërkufizim mes dy shtetesh, mbetet në tavolinë këmbimi i territoreve dhe bartja humane e popullsive.
Serbia zyrtare duket se po i mëshon qëndrimit të krijimit të një entiteti serb në Kosovë, e për kundërpeshë lë hapësirë të mendohet se në një të ardhme të afërt mund ta njohë këtë Kosovë të decentralizuar” që skeptikët e shohin si të pamundshme për të funksionuar si shtet. Elita aktuale serbe që e cilëson veten si proevropiane mëton t’i shmanget përkohësisht qëndrimit etnonacionalist të Dobrica Qosiqit, ideja e të cilit konsiston në faktin se Serbia dhe Shqipëria janë dy faktorët që duhet të gjejnë një modus historik dhe civilizues të ndarjes, duke anashkaluar Kosovën si entitet i pavarur politik. Kjo mendësi përfundimisht mëton ta zhveshë Kosovën nga subjektiviteti politik duke ia pamundësuar asaj ekzistencën në hartën gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor.
Nëse sipas Pakos së Ahtisaarit Kosova i ka përvetësuar parimet e decentralizimit të pushtetit, ajo së bashku me partnerët perëndimorë ka zgjedhur formën e decentralizimit si dekoncentrim, pra bartjen e disa përgjegjësive nga institucionet qendrore të shtetit në ato lokale, Serbia në anën tjetër po e rrah telin e një forme të devoluimit, që d.m.th. decentralizim politik, i cili nënkupton transferimin e plotë të përgjegjësive vendimmarrëse nga niveli qendror në nivelin e pushtetit lokal, që është i barabartë me çfarëdo emri të një autonomie politike, qoftë ai status special, (modeli i Tirolit jugor) apo të themi, synimi i hapur i Serbisë për krijimin e një “republika Srpska” në Kosovë, gjë që përfundimisht do të shpinte në riokupimin e rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.
Prandaj lidershipi i Kosovës nuk ka për çfarë të negociojë me Serbinë, përderisa vetë Perëndimi është angazhuar për aranzhimin e Pakos së Ahtisaarit që akomodon serbët kosovarë përmes riorganizimit politik (riorganizimi i pushtetit qendror) në përputhje me interesat e veçanta të serbëve kosovarë, dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës dhe mekanizmi i votimit në Kuvend, dy të tretat e deputetëve serbë plus dy të tretat e vendeve të garantuara që avancon mbrojtjen e interesave të veçanta të këtij komuniteti në nivel të vetos. (Në ish- Krahinën Autonome të Kosovës serbët mëtonin të krijonin dy dhoma në Kuvendin e Kosovës, për ta mënjanuar majorizimin, siç e quanin atëherë mbivotimin) dhe riorganizimit territorial që konsiston në krijimin e komunave të reja me shumicë serbe si dhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse.
Presidenti proeuropian serb Tadiq përfytyron që me mjete diplomatike të krijojë entitetin serb në komunat ahtisaariane (multietnike), por me shumicë etnike serbe duke ia nisur në veri të Kosovës, pjesë e të cilit do të ishin edhe objektet e kultit ortodoks, pastaj që këtij entiteti t’i garantohet lidhja e drejtpërdrejt me Beogradin, po ashtu e drejta për polici lokale, gjykata dhe vetadministrimin lokal. Në këtë rast, do të njihej Kosova e pavarur dhe vendimet e Kuvendit të Kosovës, do të ishin valide, nëse për to voton edhe shumica e dyfishtë, pra deputetët serbë të zgjedhur dhe ata të garantuar sipas Pakos Ahtisaari.
Autonomia asimetrike për serbët e pjesës veriore të Kosovës e defunksionalizon Kosovën si shtet, ndërsa ndërrimi i territoreve nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës (mision i posaçëm) do të ishte kalim i Rubikonit dhe mbetje gjallë. Proces i vështirë, por i bëshëm.
Mirëpo për këmbim territoresh, të dyja palët që më parë duhet ta njohin njëra-tjetrën si subjekte shtetërore.
P.S. Për faktet rreth decentralizimit, të analizuara në këtë shkrim, shih: Decentralizimi në teori dhe praktikë, Ismail Kurteshi te: www.neneshqiperi.info/, për shtatëpikëshin e Michael Steiner shih www.kipred.net/web/upload/qeverisja_dhe_administrata_lokale_kosove.pdf, kurse për raportin e Kai Eide, shih: http://www.un.org/Docs/journal/
halil.matoshi@kohaditore.com